Zëdhënësja e kompanisë ajrore “Austrian Airlines”, avioni i të cilës u grabit dje në Rinas ka pohuar se si një masë sigurie, nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana në Vjenë.
E cituar nga media britanike “The Guardian”, zëdhënësja Tanja Gruber tha se paratë po ngarkoheshin në avion në momentin që ndodhi grabitja.
“Ngarkimi i pasagjerëve sapo ishte kryer. Nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin dhe pasagjerët,” tha ajo.
Si pasojë e grabitjes, nisja e avionit u vonua për gati tre orë.
“Si masë sigurie, nuk do të ketë më transferime të mëtejshme të parave nga Tirana në Vjenë”, deklaroi Gruber.