Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa ndaj 11 miliardë dollarë mallra nga Bashkimi Europian, prej konflikteve të vjetra dypalëshe mbi subvencionet ndaj prodhuesve të avionëve.
Trump shkroi në Twitter se Organizata Botërore e Tregtisë ka zbuluar se subvencionet e Bashkimit Europian ndaj Airbus, kanë ndikuar negativisht Shtetet e Bashkuara. Trump shtoi se unioni ka përfituar në tregti nga Shtetet e Bashkuara prej kohësh. Zyra e Përfaqësuesve të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara (USTR) deklaroi se do të publikojë një listë paraprake të produkteve europiane, ndaj të cilëve do të aplikohen tarifat shtesë. Sipas deklaratës, lista përmban produkte në sektorin e aviacionit civil, përfshirë avionë të Airbus.
Lista përfshin gjithashtu lëndë të para, produkte të bulmetit, fruta, verë si dhe veshje. Në kundërpërgjigje, zëdhënës të Komisionit Europian bënë të ditur se po nisin përgatitje për të reaguar mbi tarifat. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janë përfshirë në një konflikt të tej zgjatur në Organizatën Botërore të Tregtisë që prej vitit 2004.
Ndërkohë që Washingtoni akuzon Brukselin për subvencionimin e Airbus, e njëjta gjë ka ndodhur edhe për kompaninë amerikane, Boeing.