Ministrja e Infrastrukturës dhe Transporteve, Belinda Balluku pak pas kthimit nga Berlini ka reaguar zyrtarisht rreth grabitjes së 10 milionëve eurove në aeroportin e Rinasit.
Në fjalën e saj, ministrja Balluku shigjetoi kompaninë kineze koncensionare e cila kishte si detyrë sigurinë në aeroport.
“Për shkak të vizitës zyrtare në Berlin e kam patur të pamundur komunikimin ju. Masat nga korriku 2016 pas grabitjes së parë kanë rënë në vesh të shurdhur.
Masat e marra kanë qenë për të kaluar rradhën. E vetmja investim që ka kompania kineze është ajoe parkingevë. Dje u bë një deklaratë patetetike. Flamujt kinezë që valviten në hyrje të Shqipërisë, të bëjnë të mendosh sikur ke zbritur në Pekin. Për cilin profesionalizën flet kompania kineze. Cilat kushte ka përmbushur koncesionari kinez atë të sigurisë. Kemi besuar te dialogu, tani boll limitet janë kapërcyer. Koha ka mbaruar. “- u shpreh Balluku