Kur kanë mbetur edhe dy muaj nga organizimi i zgjedhjeve lokale, partitë e vogla kanë nisur të regjistrohen në KQZ. Sot ishte radha e dy aleatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit parlamentare: Bashkimi Demokrat Shqiptar me në krye z. Ylber Valteri, si dhe Partisa Ora e Shqipërisë, e kryetarit Zef Shtjefni.
Te dy figurojnë në listat shumë-emërore të selise blu, i cili pas marrëveshjes së 17 majit, e cila ndaloi koalicionet për zgjedhjet e qershorit 2017, përfshiu në listat e tij krerët e partive aleate.
Opozita e bashkuar ende nuk ka marrë një vendim nëse do të hyjë në zgjedhje lokale, por eksponentë të Partisë Demokratike dhe LSI kanë lënë të kuptohet se mund t’i bojkotojnë ato.