Data 8 shtator për Republikën e Maqedonisë së Veriut është një datë shënjuese për vete shtetin e saj, pasi në këtë datë festojnë Formimin e Shtetit maqedonas dhe Ditën e Pavarësisë së saj.
Në pritjen e organizuar nga Ambasadori maqedonas në Tiranë, Z. Dancho Markovski me rastin e 31- vjetorit të Pavarësisë dhe 78-vjetorin e formimit të shtetit maqedonas, theksoi se “8 shtatori është themeli mbi të cilin bëmë betimin tonë për ndërtimin e një shtet i joni, demokratik dhe modern në botën ndërkombëtare”.
“Rruga drejt së cilës po ecim nuk ka qenë dhe akoma nuk eshtë e lehtë. Por siç po shohim i kemi tejkaluar parashikimet e errëta dhe skenarët e ndryshëm. Siguruam stabilitet dhe krijuam kushte për prosperitet të mëtejshëm”, tha ambasadori në fjalën e tij duke iu referuar shpalljes së pavarësisë nga ish-Federata Jugosllave pa konflikt ushtarak.
“Jemi krenarë që jemi anëtarë në shumë organizata ndërkombëtare, jemi krenarë që jemi anëtar të NATO-s dhe jemi të lumtur që filluam procesin e bisedimeve me BE-në. Ky është një konfirmim i vendosjes sonë që të jemi pjesë e kulturës perëndimore, ku dhe përkasim natyrshëm”, vijoi Ambasadori.
Në fjalën e tij Ambasadori theksoi dy momente të rëndësishme, siç janë marrëdhëniet aktuale dhe perspektiva e tyre ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu theksoi rolin e pazëvendësueshëm që kanë minoriteti maqedonas në Shqipëri dhe minoriteti shqiptarë në Maqedoninë e Veriut si një tangente e pandashme që na lidh.
“Me Republikën e Shqipërisë ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në respektin dhe miqësinë reciproke. Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe sfera të tjera me interes të përbashkët, është gjithmonë në ngritje. Sabiliteti i pakicës kombëtare maqedonase në shtetin shqipëtar dhe pjesa e popullit shqiptar në shtetin maqedonas janë një tangente e pandashme që na lidh”.
Fjala e Plotë e Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Z. Dancho Markovski
Të nderuar maqedonase dhe maqedonas,
Të nderuar bashkëqytetar,
Të nderuar miq,
Më lejoni tju përshëndes sinqerisht dhe tju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë natë dhe sëbashku të bëjmë gëzuar për këtë ditë të shenjtë në historinë maqedonase.
Sot festojmë 78 vjetorin e formimit të shtetit maqedonas dhe 31 vjetorin e pavarësisë së saj.
8 shtatori është themeli mbi të cilin bëmë betimin tonë për ndërtimin e një shtet i joni, demokratik dhe modern në botën ndërkombëtare.
Kënaqësia është akoma më e madhe sepse e arritëm qëllimin me zgjuarsi dhe në mënyrë të paqtë, duke mbrojtur para së gjithash, qytetarët tanë dhe paqen e tyre.
Rruga drejt së cilës po ecim nuk ka qenë dhe akoma nuk eshtë e lehtë. Por siç po shohim i kemi tejkaluar parashikimet e errëta dhe skenarët e ndryshëm. Siguruam stabilitet dhe krijuam kushte për prosperitet të mëtejshëm.
Jemi krenarë që jemi anëtarë në shumë organizata ndërkombëtare, jemi krenarë që jemi anëtar të NATO-s dhe jemi të lumtur që filluam procesin e bisedimeve me BE-në. Ky është një konfirmim i vendosjes sonë që të jemi pjesë e kulturës perëndimore, ku dhe përkasim natyrshëm.
Të nderuar të pranishëm,
Me Republikën e Shqipërisë ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në respektin dhe miqësinë reciproke. Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe sfera të tjera me interes të përbashkët, është gjithmonë në ngritje.
Stabiliteti i pakicës kombëtare maqedonase në shtetin shqipëtar dhe pjesa e popullit shqiptar në shtetin maqedonas janë një tangente e pandashme që në lidh.
Të nderuar miq,
Jam i lumtur që mund tju përshëndes dhe tju falenderoj sepse ju jeni ata që, secili në fushën e tij, po thurni degët e miqësisë, biznesit dhe kulturës.
Prandaj dua të ngremë dolli dhe tju uroj fat dhe suksese në punën tuaj.
Ju uroj shëndet dhe gjithë të mirat,
Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut.
/Argumentum.al