Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot delegacionin e Komunës së Preshevës.
Në takim ishin të pranishëm Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës, Almin Shaqiri, Zëvendëskryetar i Komunës, dhe Sami Salihu, Kryetar i Kuvendit të Komunës.
Gjatë takimit u diskutua mbi çështje të zhvillimit, progresit dhe të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe bashkëpunimin e mbështetjen e tyre nga Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë.
Kryetarja Nikolla shprehu mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të zhvillimit dhe në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.