Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, dënoi ashpër veprimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për sanksionimin e Ministrisë së Informacionit të Republikës Islamike të Iranit dhe ministrit të kësaj ministrie.
Duke vënë në dukje se sanksionet e reja, ashtu si sanksionet e mëparshme të paligjshme të SHBA-së kundër Ministrisë së Inteligjencës së Iranit, nuk do të jenë kurrë në gjendje të krijojnë shqetësimin më të vogël në vendosmërinë e punonjësve të sigurisë së popullit iranian në këtë institucion krenar, ai shtoi: “Njoftimi i mbështetjes së menjëhershme të SHBA-së ndaj akuzës së rreme të qeverisë shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe veprimi i shpejtë i Uashingtonit për sanksionimin e përsëritur të Ministrisë dhe Ministrit të Informacionit të Republikës Islamike të Iranit duke iu drejtuar të njëjtave akuzave të rreme dhe të paprovuara, tregon qartë se projektuesi i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare, por qeveria amerikane dhe Tirana është viktima e këtij skenari, i cili është projektuar nga Uashingtoni kundër Republikës Islamike të Iranit”.
Zëdhënësi i aparatit diplomatik të Iranit deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kanë imponuar prej shumë vitesh qeverisë dhe kombit të Shqipërisë pritjen e një sekti terrorist dhe i kanë trajnuar dhe pajisur këta terroristë në fushën kibernetike dhe kjo organizatë kriminale vazhdon të jetë një nga mjetet e Shteteve të Bashkuara në zbatimin e akteve terroriste, sulmeve kibernetike dhe luftës psikologjike kundër qeverisë dhe kombit të Iranit. Kanani theksoi se mikpritja e sekteve terroriste nga qeveria shqiptare dhe veprimi i qeverisë amerikane në mbështetjen dhe shfrytëzimin e një sekti, duart e të cilit janë lyer me gjakun e më shumë se 17 mijë funksionarëve dhe qytetarëve iranianë është një shembull i qartë i mbështetjes së organizuar të terroristëve kundër qeverisë dhe popullit të Iranit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi se Republika Islamike të Iranit në kuadrin e të drejtës ndërkombëtare do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj për të mbrojtur të drejtat e popullit iranian dhe për t’u mbrojtur kundër këtyre komploteve dashakeqe. Sanksionet e reja amerikane janë vendosur në një kohë kur qeveria e presidentit Joe Biden pretendon se përmes negociatave synon të sigurojë bazat e nevojshme për kthimin e Amerikë në marrëveshjen bërthamore.
/Argumentum.al