Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u nis me urgjencë drejt Shqipërisë pas një konference për media. Ai ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin Rama.
Në këtë takim homologët kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESH.
Kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.
Kurti tha këtë të martë se ka diçka urgjente kur doli pas një takimi me Rrahman Jasharajn, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, por s’tregoi se ku po niset. Zyra e tij nuk dha detaje.
Hera e fundit kur janë takuar kryeministrat Kurti dhe Rama është mbledhja e përbashkët e dy qeverive, më 20 qershor.