Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u takua sot me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet antikorrupsion.
Kim thekson se, SHBA do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet në Shqipëri për t’u mbrojtur nga kërcënimet ruse të financimeve të fshehta për partitë politike.
“Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve”, shprehet ambasadorja Kim në një postim në rrjetet sociale.