Tetë nipërit dhe mbesat e mbretëreshës kanë qëndruar për 15 minuta parë arkivolit ku shtrihet gjyshja e tyre, mbretëresha Elizabeth, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Të pranishëm janë Princi William, Princi i Uellsit, Princi Harry, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, Zara Tindall dhe Peter Phillips , Lady Louise Windsor dhe James, Viscount Severn. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte Princi Harry i veshur me unifrmë ushtarake.
Më parë Harry i është mohuar që të vesh uniformën në ceremonitë e mëparshme të mbajtjes zi për mbretëreshës , sepse nuk është më një mbrëteror që punon. Mirëpo, siç raportojnë mediat britanike Mbreti vendosi që djali i tij më i vogël të vishte uniformë për vigjiljen.
William dhe Princ Harry, djemtë e Charles, u bashkuan nga fëmijët e Princeshës Anne, Zara Tindall dhe Peter Philips; Vajzat e Princit Andrew, Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie; dhe dy fëmijët e Princit Eduard – Lady Louise Windsor dhe James, Viscount Severn.
Uilliam, tani trashëgimtari i fronit, qëndronte, me kokën e ulur, në krye të arkivolit dhe Harri në këmbë. Të dy princat, të cilët janë veteranë ushtarakë, ishin me uniformë.
Njerëzit që rrinin në radhë për të parë mbretëreshën kanë qenë të të gjitha moshave dhe vijnë nga të gjitha sferat e jetës.
/Argumentum.al