Koalicionet politike të udhëhequra nga partitë pro-serbe të cilat fituan zgjedhjet e vitit 2020 në Mal të Zi ia kanë thjeshtuar më shumë punën presidentit Millo Gjuknaoviç i cili pritet që të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Blloku fitues i zgjedhjeve të 30 gushtit 2020 në Mal të Zi nuk i ka surprizuar qytetarët malazezë.
Partitë që qeverisën vendin për rreth 1 vit e gjysmë nuk arritën të gjenin një marrëveshje për të zëvendësuar Dritan Abazoviç i cili u shkarkua nga Kuvendi në muajin gusht të këtij viti pas një mocioni mosbesimi.
Analistët politikë megjithatë vlerësojnë që ata u ulën për të biseduar, duke u treguar edhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve.
Mosdakordësia e tyre do të detyrojë kreun e shtetit Millo Gjukanoviç që të caktojë një person tjetër, që me gjasë do të jetë nga radhët e partisë që ai drejton Demokratët Socialistë për të formuar qeverinë e re.
Por megjithatë votat edhe për të caktuarin e presidentit janë të pamjaftueshme për të formuar një kabinet të ri, i cili kërkon një minimum prej 41 votash, ndërsa DPS-ja e Gjukanoviç ka vetëm 30 deputetë.
Afati që mund të marrë zgjedhja e kabinetit të ri qeverisës së Malit të Zi mund të marrë deri në 90 ditë kohë edhe pse gjasat janë që presidenti Millo Gjukanoviç të shpallë një datë të re zgjedhjesh të jashtëzakonshme.
Partia e kreut të shtetit po ashtu e mbështet idenë e zgjedhjeve të parakohshme, si e vetmja mundësi për të zgjidhur ngërçin politik në vend, nëse DPS-ja merr votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë së re.
Mali i Zi ndodhet prej muajsh në një krizë politike e cila ka shkaktuar rrëzimin e dy qeverive gjatë këtij viti.