Kultura kineze, një nga kulturat më të vjetra në botë, që daton mijëra vjet më parë, ka një ndikim të thellë në filozofinë, virtytin, mirësjelljen dhe traditat e Azisë.
Karakteret kineze, qeramika, arkitektura, muzika, vallëzimi, letërsia, artet marciale, kuzhina, artet pamore, filozofia, etiketa e biznesit, feja, politika dhe historia kanë pasur ndikim global, ndërsa traditat dhe festat e saj festohen, futen dhe praktikohen nga njerëzit në mbarë botën.
Shqipëria dhe shqiptarët në periudha të ndryshme të marrëdhënieve diplomatike me Kinën kanë patur mundësi të prekin nga afër kulturën dhe traditën e këtij vendi me një kulturë 5 mijëvjeçare. Kjo jo vetëm nëpërmjet përfaqësive diplomatike por edhe falë qindra studentëve që kanë studiuar në Kinë.
Ndërsa tashmë falë “Javës Kulturore të Kinës” që zhvillohet nga ata 26 shtator deri më 2 tetor në Tiranë, të gjithë kemi mundësi të shohim nga afer një pjesë të kulturës dhe traditave kineze
Argumentum.al ju risjell në vëmendje programin e kësaj jave kulturore e cila e nis siparin me magjinë e arteve marciale të Kinës- “Duke përjetuar Taiji Kineze”me datën 26 shtator ora 16:30, në Sheshin ”Italia”
“Taji një lloj arti marcial tradicional kinez u rendit si një trashëgimi kulturore jo materiale botërore nga UNESCO në vitin 2022
![](https://newsite.argumentum.al/wp-content/uploads/2022/09/programi-1.1-700x367.jpg)
“Ndryshimi në art, miqësi në zemër shkëmbim arti”
Data 29 shtator, ora 18:00 në qendrën kulturore të Katedrales Ortodokse
Shkëmbimi i artit është takimi i kulturave të ndryshme dhe përplasja e bukurive të ndryshme Sharmi i artit mund të kaloje barrieren gjuhësore dhe të magjeps çdo audience.
![](https://newsite.argumentum.al/wp-content/uploads/2022/09/programi-2-700x502.jpg)
Ndaj bashkohuni nën ritmin e muzikës dhe kërcimit nga artistet kinez dhe shqiptarë
Festivali i ushqimit kinez do ta gjeni me sheshin Skenderbej ne daten 30 shtator ora 17:30.
Ushqimi është një shkencë, një art dhe një aktivitet shoqëror në Kinë. Kultura e ushqimit kinez është mjaft e ndryshme nga vendet e tjera. Kuzhina kineze është kuzhina më e mirë në botë për shkak të kulturës së saj të pasur ushqimore. Kultura ushqimore kineze ndryshon në disa rajone me stile të veçanta gatimi, përbërësit përdoren në bazë të produkteve natyrore dhe bujqësore.
![](https://newsite.argumentum.al/wp-content/uploads/2022/09/30-1-700x495.jpg)
Shfrytëzoni mbrëmjen për të shijuar kuzhinën kineze ..
“Shfaqja e Kultures Kineze”
Për ta përmbyllur këtë jave kulturore në orën 19:00 të datës 30 shtator po në Sheshin Skenderbej, do të prezantohet një përformance e mrekullueshme këndimi e kërcimi, vallëzimi klasik dhe instrumentet muzikore Kombetare. Artiste kinez e shqiptare do të jene bashkë në skenë për të gjithë publikun.
![](https://newsite.argumentum.al/wp-content/uploads/2022/09/32-700x511.jpg)
“Ekspozita e Fotografive Historike Kino-Shqiptare”
Një moment i veçantë në javën kulturore kineze është dhe ekspozita e fotografive ku paraqitet miqësia e hershme kino-shqiptare .
Ekspozita e fotografive historike kino-shqiptare do të prezantohet në Javën Kulturore Kineze. Ejani në Muzeun Historik Kombëtar për të parë miqësinë e thellë tradicionale mes dy popujve tanë. Jeni të mirëpritur nga 26 shtator deri në 2 tetor!
26 shtator-30 shtator:9:00-19:00
1 tetor:9:00-16:00
2 tetor:10:00-15:00)
![](https://www.argumentum.al/wp-content/uploads/2022/09/ekspozitaaa-kino-shqiptare-700x550.jpg)
Kujtojmë se Miqësia midis Kinës dhe Shqipërisë ka në themele jo vetëm marrëdhëniet diplomatike, apo marrëdhëniet ekonomike e politike, por, edhe vlerat dhe shkëmbimet në fushën e programeve kulturore.
/Argumentum.al