“Shqipëria mikpret Kinën”, Java kulturore kineze filloi sot më 26 shtator dhe do të vijoje me programin e saj kulturor deri më 2 Tetor.
Java kulturore kineze hapi siparin e saj me një përformancë të “Taiji” art marcial tradicional kinez për të gjithë sportdashësit dhe dashamirësit e arteve marciale të cilët patën mundësi të shohin nga afër pjesë të demostruara nga mësues kinez dhe praktikues të këtij arti marcial.
Të pranishëm në hapjen e kësaj jave kulturore ishin përfaqësues nga Bashkia e Tiranës dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar të cilët po ashtu kanë mbështetur këte event.
Zv.Kryetarja e Bashkisë Tiranë, znj. Anuela Ristani përshëndeti të pranishmit duke theksuar se ishte e kënaqur që java kulturore kineze zhvillohet në kryeqytetin europian të rinisë me kulture kineze.
“Kemi nje javë fantastike përpara për të na sjellë shumë njohuri në sport, art, kulturë, etj. Shumë vite më përpara e kemi njohur Kinën dhe kulturën e saj më shumë se sa sot, ndaj kjo jave e kulturës është një mundësi për tu njohur më shume me Kinën ”, tha Znj.Ristani.
Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë z.Zhou Ding në krye të herës falënderoi Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për mbështetjen e ndaj këtij eventi dhe serisë së aktiviteteve të Javës së Kulturës Kineze.
Ai theksoi se është i gatshëm të bashkëpunoj edhe me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për të promovuar Tai Ji-në në Shqipëri.
“Tai Ji është një trashëgimi kulturore e UNESCO-s. Ajo bazohet në filozofitë kineze të konfucianizmit dhe taoizmit, në konceptet dialektike yin dhe yang si ide thelbësore. Është një lloj kultivimi i brendshëm dhe i jashtëm, boks tradicional i ngurtë dhe i butë, i njohur edhe si lëvizja e meditimit. Idetë themelore te ekuilibrit, harmonisë, shëndetit dhe dhënies në Tai Ji janë shumë në përputhje me konceptin e ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin të iniciuar nga Kina, dhe besohet se ajo do të vazhdojë të nxisë promovimin e paqes dhe harmonisë botërore. Me një histori gati 400 vjecare, Tai Ji është përhapur në më shumë se 150 vende dhe ka më shumë se 400 milionë praktikues në mbarë botën”, theksoi Ambasadori.
Fjala e Plotë e Ambasadorit Z. Zhou Ding në hapjen e Javës Kulturore Kineze
I nderuar President Ylli ,
Zonja dhe zotërinj, miq,
Mirë se vini në aktivitetin e parë të Javës së Kulturës Kineze 2022 “Duke përjetuar Tai Ji kinez”.
Fillimisht, dua të falënderoj Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për mbështetjen e madhe ndaj këtij eventi dhe serisë së aktiviteteve të Javës së Kulturës Kineze.
Qytetërimet pasurohen nga shkëmbimet dhe mësimi i ndërsjelltë.
Nën nismën “Shqipëria mirëpret botën”, Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës nisën Javën Ndërkombëtare të Kulturës 2022. Kjo demonstron hapjen dhe gjithëpërfshirjen e Shqipërisë, ndërton një platformë të re për pasurimin e kulturës së larmishme të Shqipërisë dhe promovimin e shkëmbimeve të ndërsjellta midis qyteterimeve të ndryshme.
Në këtë kuadër, Ambasada Kineze ka planifikuar dhe organizuar me kujdes një sërë aktivitetesh për Javën e Kulturës Kineze, duke përfshirë aktivitetin e sotëm, të cilat do t’u ofrojnë shqiptarëve dhe miqve nga vendet e tjera një shumëllojshmëri përvojash kulturore kineze, duke u mundësuar të gjithëve përjetimin e sharmit unik të kulturës kineze.
Tai Ji është një trashëgimi kulturore e UNESCO-s. Ajo bazohet në filozofitë kineze të konfucianizmit dhe taoizmit, në konceptet dialektike yin dhe yang si ide thelbësore. Është një lloj kultivimi i brendshëm dhe i jashtëm, boks tradicional i ngurtë dhe i butë, i njohur edhe si lëvizja e meditimit. Idetë themelore te ekuilibrit, harmonisë, shëndetit dhe dhënies në Tai Ji janë shumë në përputhje me konceptin e ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin të iniciuar nga Kina, dhe besohet se ajo do të vazhdojë të nxisë promovimin e paqes dhe harmonisë botërore. Me një histori gati 400 vjecare, Tai Ji është përhapur në më shumë se 150 vende dhe ka më shumë se 400 milionë praktikues në mbarë botën.
Jam shumë i lumtur kur shoh që Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ka hapur një kurs Tai Ji, i cili do të ndihmojë më shumë miq shqiptarë të njohin këtë sport të shëndetshëm. Në të njëjtën kohë, jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për të promovuar Tai Ji-në në Shqipëri.
Së fundi, dua të falënderoj katër mësuesit e Tai Ji-së si dhe të gjithë vullnetarët dhe pjesëmarrësit që morën pjesë në performancën e sotme. Le të përjetojmë magjinë e Tai Ji, dhe t’ja kalojmë mirë së bashku.
Ju faleminderit të gjithëve
/Argumentum.al