Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Manuel Grossi, vuri në dukje se bota po përballet me një kthesë të madhe historike.
Grossi, në një deklaratë për gazetarët serbë, tha se bota është përballur me shumë sfida, nga sfida e sigurisë së furnizimit me energji deri tek siguria e furnizimit me ushqime.
“Të gjitha këto janë probleme dhe sfida ku IAEA, si një organizatë që vë në dispozicion të qytetarëve shkencën dhe arritjet e teknologjisë së lartë, mund të kontribuojë në tejkalimin e tyre”, tha Grossi me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të agjencisë së OKB-së në Vjenë.
Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, i cili mori pjesë në hapjen e ekspozitës për Nikola Teslën në selinë e OKB-së në Vjenë, vuri në dukje se Tesla është një nga emrat më të mëdhenj në botë, i cili njihet si një shkencëtar i madh, zbulimet e të cilit kontribuan ndaj ekonomisë moderne.
/Argumentum.al