Kryeministri Edi Rama ka thënë se presidenti turk Rexhep Erdogan nuk ka asnjë ndikim në vendimin për mbylljen e shkollës dhe kopshtit turk që ndodhi në Tiranë javën e kaluar.
Rama tha për mediat të martën se askush nuk mund t’i bëjë presion. “E kam thënë shumë kohë më parë dhe po jua them sërish – mjafton t’i referoheni fakteve pastaj skenarit të përrallave,” tha ai.
“Siç kemi bërë me çdo lëndë, Ministria e Arsimit nuk është hera e parë që i heq licencën një institucioni. As turqit dhe as italianët ,as amerikanet apo francezet nuk më zgjodhën mua, por mund të bëj gabime”, tha Rama për mbylljen e dy institucioneve arsimore që pretendohet se janë nën ndikimin e Gylenit, kundërshtarit të Erdoganit, të cilin ky i fundit e akuzon për një grusht shteti të dështuar.
Duke folur për inaugurimin në pritje të xhamisë së re në Tiranë, Rama tha: “Qeveria nuk përuron xhamitë. janë vepra në funksion të qyteteve. Xhamia e Tiranës është një donacion turk dhe i takon Diyanetit turk të vendosë se kur të përfundojnë punimet. Nuk i takon qeverisë ta afrojë apo ta shtyjë inaugurimin.”
Sipas tij, askush nuk i dikton asgjë Kryeministrit dhe qeverisë së tij. “Ne jemi këtu për interesat e shqiptarëve përkrah kujtdo dhe përballë kujtdo”, tha Rama.
/Argumentum.al