Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të mërkurën se Serbia nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të mbajtura në katër rajone të Ukrainës pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse, pavarësisht lidhjeve të ngrohta të Beogradit me Moskën.
“Serbia … nuk do t’i njohë (referendumet) pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutave të OKB-së”, u tha presidenti serb Vuçiç gazetarëve të mërkurën.
Kremlini mbështet Beogradin në kundërshtimin e tij të vazhdueshëm ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore.
Autoritetet e mbështetura nga Rusia në të katër rajonet thonë se presin një shumicë të madhe në favor të bashkimit me Rusinë bazuar në numërimin e votave në referendume, të cilat Kievi dhe Perëndimi i kanë denoncuar si votime të paligjshme false të mbajtura nën kërcënimin e armëve.
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të shpallë aneksimin e katër rajoneve; Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, në një fjalim të premten.
/Argumentum.al