Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar në lidhje me zhvillimin e referendumeve në rajonet e DPR, LPR, Khersonit dhe Zaporozhias.
“Referendumet u zhvilluan në përputhje të plotë me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare. Populli i Donbasit dhe jugut të Ukrainës ushtroi të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje, në përputhje me Kartën e OKB-së, Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut të vitit 1966, Aktin Përfundimtar të Helsinkit të KSBE-së të vitit 1975, si edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së për Kosovën e 22 korrikut 2010, e cila konfirmoi faktin se shpallja e njëanshme e pavarësisë nga një pjesë e një shteti nuk cënon asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në Deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Por si duket Rusia do të ndërmarrë hapa të mëtejshem për këto rajone, pasi Minsitria e Jashtme ruse thotë se në të ardhmen e afërt, do të nise një fazë e rëndësishme për të përmbushur aspiratat e banorëve të rajoneve të DPR, LPR, Zaporozhias dhe Khersonit për të qenë së bashku me Rusinë.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Rusisë në lidhje me zhvillimin e referendumeve në rajonet e DPR, LPR, Khersonit dhe Zaporozhias
Në datat 23-27 shtator, në Republikat Popullore të Donetskut dhe Luganskut, rajonet Kherson dhe Zaporozhia u mbajtën referendume për hyrjen e këtyre rajoneve në përbërje të Federatës Ruse. Rezultatet e shprehjes së vullnetit dolën. Shumica dërrmuese e atyre që votuan – 99,23% në DPR; 98.42% në LPR; 93.11% në rajonin e Zaporozhias dhe 87.05% në rajonin Kherson – mbështetën idenë e bashkimit të këtyre rajoneve me Rusinë. Pjesëmarrja ishte: në DPR – 97,5%; në LPR – 92,6%; në rajonin e Zaporozhias – 85.4% dhe në rajonin e Khersonit – 76.9%.
Pavarësisht provokimeve të regjimit të Kievit, i cili lëshoi urdhra kriminalë për të kryer sulme masive artilerie në vende të mbushura me popullsi dhe objekte civile, njerëzit nuk u frikësuan të dilnin në qendrat e votimit dhe të shprehnin vullnetin e tyre. Rezultatet e plebishitit flasin vetë: banorët e Donbasit, Khersonit dhe Zaporozhias nuk duan t’i kthehen jetës së tyre të mëparshme dhe kanë bërë një zgjedhje të vetëdijshme e të lirë në favor të Rusisë.
Atyre në thelb nuk u mbeti alternativë. Jo të gjithë në Ukrainë u pajtuan dhe pranuan grushtin e shtetit në Kiev në shkurt 2014, si rezultat i të cilit forcat radikale kombëtare erdhën në pushtet, duke nisur një masakër të përgjakshme ndaj disidentëve në juglindje të vendit. Situatën nuk e shpëtoi as nënshkrimi i marrëveshjeve të Minskut, të miratuara me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pala ukrainase, siç deklarojnë me cinizëm sot përfaqësuesit e saj, që në fillim nuk kishte ndërmend t’i zbatonte ato, por po përgatitej për luftë. Popullsia e Donbasit iu nënshtrua shfarosjes sistematike dhe cinike për tetë vjet. Rezultati logjik i politikës antipopullore të ndjekur nga regjimi i Kievit ishte vendimi i banorëve të Donbasit, Khersonit dhe Zaporozhias për të kërkuar mbrojtje nga Rusia.
Referendumet u zhvilluan në përputhje të plotë me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare. Populli i Donbasit dhe jugut të Ukrainës ushtroi të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje, në përputhje me Kartën e OKB-së, Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut të vitit 1966, Aktin Përfundimtar të Helsinkit të KSBE-së të vitit 1975, si edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së për Kosovën e 22 korrikut 2010, e cila konfirmoi faktin se shpallja e njëanshme e pavarësisë nga një pjesë e një shteti nuk cënon asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare.
Vëzhguesit ndërkombëtarë nga Italia, Gjermania, Venezuela, Letonia dhe vende të tjera (gjithsej 133 persona), të cilët ndoqën zhvillimin e referendumeve, gjithashtu i njohën rezultatet e tyre si legjitime. Falenderojmë ekspertët e huaj, blogerët, gazetarët, përfaqësuesit e organizatave publike për guximin, ndershmërinë dhe objektivitetin e tyre.
Në të ardhmen e afërt, do të nise një fazë e rëndësishme e veprimeve tona të përbashkëta për të përmbushur aspiratat e banorëve të rajoneve të DPR, LPR, Zaporozhias dhe Khersonit për të qenë së bashku me Rusinë.
/Argumentum.al