Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka dhënë një mesazh për të gjithë klasën politike.
I ndodhur në aktivitetin e një universiteti, Meta ka këshilluar se klima e dëgjimit të njëri-tjetrit nuk duhet të mbizotërojë vetëm në këto mjedise por edhe në politikë.
E pikërisht politikanët, thotë ai, duhet të jenë të hapur ndaj mendimeve kritike në mënyrë që shoqëria shqiptare të reflektojë e reformohet vazhdimisht.
Statusi i plotë
E kemi të domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, jo vetëm në mjediset universitare e shoqërore, por edhe në ato politike, duke qenë gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues, në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht.