Në sheshin “Skënderbej” në mbremjen e 30 shtatorit, u permbyll Java e Kultures Kineze me panairin e kulinarisë, një hapësirë dedikuar ushqimeve të shijshme kineze, organizuar nga Ambasada e Kinës në Shqipëri, Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë.
Në sheshin e mbushur plot me qytetarë shqiptarë dhe turistë të huaj që vizitojnë Tiranën në këtë sezon ishin vendosur stenda me libra dhe ushqime. Shqiptare dhe miqte nga vende te ndryshme shijuan kuzhinën kineze, veren kineze dhe performancen e artit të çajit, mësuan prerjen e letrës dhe kaligrafinë kineze, ndoqen shfaqjen e mrekullueshme te kengeve dhe valleve, si dhe ndien miqesine tradicionale kino-shqiptare.
Nje deshmi se arti dhe kultura jane elementet qe abshkojne popujt dhe kombet pavaresisht nga distance. Aq me teper kur behet fjale per Kinen, me te cilen ruajme nje miqesi 73 vjecare.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, i cili vizitoi disa prej stendave me asortimente të ndryshme. Po ashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Bashkia Tiranë, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano, artistë, qytetarë dhe turistë të shumtë.
Tirana mirëpriti dhe koncertin e bashkorganizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore shqiptare dhe artistë kinezë duke i dhuruar te pranishmeve nje mbremje te magjishme nën ritmet e muzikës tradicionale kineze dhe shqiptare.
/Argumentum.al