Gjykata Administrative ka lënë në fuqi vendimin e qeverisë për të mbyllur kolegji turk (për vajza) Mehmet Akif.
Përfaqësues të kolegjit paditën vendimin e qeverisë dhe kërkuan rihapjen e shkollës. Gjykata e rrëzoi kërkesën.
Kolegji turk Mehmet Akif u vendos të mbyllej nga një vendim i qeverisë. Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa Ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera. Kryeministri Edi Rama se tha se është zbatuar ligji dhe se nxënëset duhet të protestojnë pronarët.