Ambasadori kinez në Tiranë Zhou Ding u takua të premten me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. Përfaqësuesi diplomatik i Kinës falënderoi kreun e shtetit shqiptar për urimet e tij për presidentin kinez Xi Jinping dhe e informoi atë për aktivitetet e Javës së Kulturës Kineze dhe Ditës Kombëtare të Kinës që u zhvilluan në Tiranë ditët e fundit.
Zhou tha se Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të thellë tradicionale dhe se tashmë marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve po shkojnë mirë.
“Jam i gatshëm të bëj përpjekje së bashku me zotin President për ta shtyrë këtë bashkëpunim për të arritur më shumë rezultate në dobi të të dy popujve”, tha gjatë takimit ambasadori Zhou.
Ndërsa presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i shprehu edhe një herë urimet më të mira popullit kinez me rastin e festës kombëtare, si dhe e uroi për kurorëzimin me sukses të Javës së Kulturës Kineze.
Begaj tha se aktivitetet, si ekspozimi i fotografive historike, shkëmbimet mes artistëve të njohur dhe shfaqjet kulturore, kontribuojnë në nxitjen e miqësisë së ndërsjellë dhe njohjen më të mirë të historisë së Kinës dhe marrëdhënieve aktuale mes dy vendeve. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë që së bashku me ambasadorin kinez të përpiqet të kontribuojë në nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
/Argumentum.al