FMN ka shprehur shqetësime për draftin e amnistisë fiskale që parashikon të realizojë qeveria shqiptare.
“Amnistia fiskale do dëmtojë moralin tatimor. Ne mendojmë se më e mira në këtë situatë është të bëhet deklarimi vullnetar, por edhe kjo ka disa parakushte”.
Në vizitën dyjavore, misioni i FMN ka pohuar ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare në të njëjtën linjë me ministrinë e financave, por projekton ngadalësim në vitin e ardhshëm
FMN: Shqipëria ka kaluar disa kriza, por i ka përballuar ato me sukses. Tashmë duhet bërë konsolidimi fiskal.
Sipas saj një PDV duhet të zbatohet vetëm kur plotësohen disa kushte:
1- Një administratë tatimore moderne, kompetente dhe e mirëinformuar dhe me mjetet e duhura të kontrollit dhe zbatimit të ligjit, dhe kjo aftësi i është demonstruar publikut për të siguruar që ka një rrezik të besueshem zbulimi. Kjo duhet të ekzistojë për të krijuar besimin se shmangësit e taksave që nuk deklarojnë do të ndiqen dhe ndëshkohen dhe se nuk do të ketë një PDV të mëtejshme;
2-Një kornizë efektive per luften kunder pastrimit te parave dhe luften kunder financimit te terrorizmit LPP/LFT që është në gjendje të zbusë rreziqet e PDV.
3- Në shumë vende në zhvillim dhe me të ardhura të ulta, parakushtet për një PDV të suksesshme nuk përmbushen. Në rastin e Shqipërisë, ndërsa Drejtoria e Pergjithshme e Tatimve ka bërë progres, kapaciteti i saj i auditimit dhe hetimit mbetet ende i dobët, performanca e saj në mbledhjen e të ardhurave është e ulët, ndërsa shumë vlerësime nga auditimet mbeten të pambledhura, ka akses të pamjaftueshëm automatik në të dhënat e palëve të treta, veçanërisht informacionin e llogarive financiare. Shqipëria ende ka mangësi strategjike për LPP/LFT.
Guvernatori Gent Sejko ka konfirmuar edhe njëherë se inflacioni do vijojë të mbetet i lartë, ndërsa politika monetare do të shtrëngohet.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv. Ai tha se inflacioni mbetet kërcënim kryesor për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit. Sejko tha se, inflacioni në gusht në 8% dhe përbën kërcënimin kryesor mbi stabilitetin makroekonomik dhe mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit.
Projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë që inflacioni do mbetet i lartë dhe gjatë 2-3 muajve në vijim. më tej stabilizimi i tregjeve do të sjellin një reduktim të inflacionit. Ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet.
Rritja ekonomike do vijojë të përfitojë nga stabiliteti i përgjithshëm, bilancet e shëndosha të familjeve dhe bizneseve si dhe mbështetja me kredi nga sektori bankar. Sektori bankar në Shqipëri i shëndetshëm dhe likuid”, deklaroi Sejko.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha sot se gjasat për recesion të ekonomisë sonë vitin e ardhshëm duken të ulëta, por se do të jemi vigjilentë për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatjeje. Ajo tha se borxhi publik këtë vit do të jetë poshtë 70% e PBB dhe se deficiti buxhetor do të jetë më pak se 3.*% e PBB, pra me ulje nga palni i fillimit të vitit.
MF ka parashikuar të rrisë projeksionin në 3.7% nga 3.2% që ishte për rritjen ekonomike. Nëse ndodh një skenar i plotë recesioni në vendet partnere të BE-së, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me ulët se 2%. Balanca totale e risqeve anon më tepër në kahun negativ.
“Goditja globale nga kahu i ofertës sigurisht që ka pasur dhe do ketë një ndikim negativ në ekonominë tonë, siç ka pasur në vendet e rajonit e më gjerë. Deri tani ekonomia e ka përballuar mirë. Rritja ekonomike në gjysmën e parë 2022 4.2%.
/Argumentum.al