Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka takuar të hënën kreun e Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, teksa u prit në një pritje zyrtare ku përfshihej edhe garda tradicionale e nderit të Gardës Zvicerane.
Gjatë diskutimit të përzemërt u shpreh mirënjohje për marrëdhëniet e mira ekzistuese dypalëshe, thuhet në njoftimin e publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë malazeze.
Më tej, u theksua kontributi pozitiv i komunitetit katolik në shoqërinë malazeze.
Është takimi i dytë i Abazoviqit me Papa Françeskun. Ata u takuan për herë të parë në dhjetor 2021, kur Abazovic ishte zëvendëskryeministër.
Kryeministri Abazovic u takua edhe me kardinalin Pietro Paolin, Sekretarin e Shtetit, si dhe me z. Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.
Abazovic dhe delegacioni i tij vizituan Bibliotekën Apostolike. Biblioteka prezantoi dy dorëshkrime me rëndësi historike për Malin e Zi. E para është korrespondenca e mbretit Mihailo Vojislavljeviq të Dukljes me Papa Gregorin VII, e datës 9 janar 1078, ndërsa e dyta është vepra origjinale monumentale “Kronika e Kishës” nga Kryepeshkopi Andrija Zmajević, dorëzuar Vatikanit në vitin 1694 personalisht nga autori. dhe u zbulua vetëm në 2021 dhe 2022.
Kryeministri Abazoviq është zyrtari i parë shtetëror i Malit të Zi të cilit i janë paraqitur dokumentet e përmendura.
/Argumentum.al