Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë pati një takim me homologen Albulena Haxhiu.
Në fjalën e tij në konferencën për shtyp Manja u shpreh se, bashkëpunimi në mes dy vendeve fillon nga drejtësia.
Manja tha se në përbërje të delegacionit në vizitën e sotme janë përfshirë edhe përfaqësues të Drejtorisë së Burgjeve dhe Provës të Shqipërisë, si dhe shprehu vullnetin e dy ministrive për t’i çuar përpara marrëveshjet.
“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona fillon nga drejtësia. Konstatoj me kënaqësi se sa i përket dy ministrive tona dhe bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive tona, nuk ka asnjë pengesë në bashkëpunimin tonë si përsa i përket bashkëpunimit në fushën penale, po ashtu edhe bashkëpunimit në fushën civile dhe tregtare”, u shpreh Manja.
“Në fushën penale dy ministritë tona kanë lehtësuar bashkëpunimin e autoriteteve gjyqësore në të dy anët e kufirit. Ndërsa lidhur me bashkëpunimin në fushën civile dhe tregtare, pas datës 30 qershor 2022, dua ta bëj të qartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, që nuk ka më asnjë pengesë ligjore për bashkëpunim civil dhe tregtar, çka do të thotë se shtetasit e Kosovës kanë të njëjtat të drejta siç i gëzojnë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për të bashkëpunuar lirshëm në fushën civile dhe tregtare. Kjo sigurisht i shërben hapjes së tregut, por pse jo edhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë në të dy vendet tona”, tha Manja.
Ai tha se, së shpejti do të nisë zbatimi i marrëveshjes sa i përket shtetasve kosovarë të dënuar me dënime alternative në Shqipëri.
“Është një numër rreth 284 shtetas të Republikës së Kosovës që paraqiten çdo muaj në shërbimin e provës në Shqipëri. Tani e mbrapa, pas finalizimit dhe zbatimit të kësaj marrëveshje do të jetë Shërbimi Korrektues në Kosovë që do t’i mbikëqyrë dënimet alternative të shqiptuara nga gjykatat në Shqipëri”, theksoi Manja.
“Kemi rënë dakord dhe shumë shpejt do ta konkretizojmë edhe njohjen reciproke të provimeve të jurisprudencës, – tha Manja teksa shtoi se, – së shpejti do të ketë rezultate konkrete edhe për profesionet e lira, për avokatinë, përmbarimin, noterinë, përkthyesit zyrtar, ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme etj. Do të jetë një treg i hapur pune për profesionistët e ligjit në të dy vendet tona”.
Ministrja e Drejtesise se Kosoves znj.Haxhiu tha se në takim me homologun e saj shprehën vullnetin për bashkërendim të aktiviteteve për finalizim të marrëveshjeve dhe jetësimin e atyre që tashmë janë arritur.
“Shprehëm vullnetin e dyanshëm për bashkërendim të aktiviteteve tona në finalizimin e marrëveshjeve për të cilat jemi zotuar në mbledhjen e fundit që do t’i jetësojmë bashkarisht. Bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë me shumë interes është jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për neve si qeveri e Kosovës, por sidomos edhe për qytetarët e Kosovës por besoj njësoj për qytetarët e të dyja vendeve. …03\08 Në takimin tonë theksova se Ministria e Drejtësisë është e nderuar që ka nisur punimet me ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë me qëllim të realizimit të zotimeve tona që lidhen me negocimin dhe arritjen e një marrëveshje për njohen e zbatimit të dënimeve alternative e cila do të mundësoj që shtetasit kosovar të liruar me kusht nga organet e Shqipërisë të mbikëqyren nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe anasjelltas, besoj në këtë drejtim do të përfitojnë qytetarët e Kosovës, por edhe qytetarët e Shqipërisë“, u shpreh Haxhiu.Reklama
Ajo theksoi se të dy ministrat e drejtësisë kanë vullnetin e hekurt për të implementuar marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në nivelin e drejtësisë.
“Gjithashtu në jetësimin e tre nismave përmes të cilave garantohet reciprociteti në lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit, dhe ndërmjetësuesit në shtetet përkatëse si dhe njohja e ndërsjell e provimit të jurisprudencës. Prej momentit që kam marr detyrën si ministre kam jashtëzakonisht kërkesa për këtë prandaj edhe jemi dakorduar që ta përmbushim sa më shpejt..04’43 Ajo çka është e përbashkëta jonë është se kemi vullnetin e hekurt që të arrijmë marrëveshje dhe sidomos të implementojmë marrëveshjet të cilat janë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë“, theksoi ministrja e Drejtësisë.
/Argumentum.al