Gazeta turke “Sabah” ka shkruar një shkrim, ku i referohet një parashikimi të Nostradamusit, sipas së cilit Turqia dhe Greqia do të shkojnë në luftë të përgjakshme me njëra-tjetrën gjatë vitit 2019.
“Parashikimet e frikshme të Nostradamusit”, është titulli i gazetës të madhe turke. Kjo media nënvizon se në vitin 2019 do të ketë tërmete të fuqishme që do të trondisin Mesdheun, duke shënuar vdekje e tmerre.
Këtij shkrimi të medias turke iu referua edhe media greke “Zougla”, që thotë se parashikimi është vërtet i frikshëm.
Në Greqi janë debatuar së fundmi zhvillimet ne Turqi dhe zgjedhjet e fundit, ku Erdogan po përpiqet të mbajë nën kontroll me “detyrim” Stambollin.
Shteti grek u godit gjithashtu së afërmi nga zjarre vdekjeprurëse, ku viktima mbetën qindra vetë. Disa prej parashikimeve të Nostradamus kanë dalë të sakta, por në disa raste të tjera ai ka gabuar.