Me një rënie të normave të huamarrjes në nivelin e tyre më të ulët që prej 2005 si dhe duke u cilësuar nga FMN si “një nga interpretuesit më të mirë të Eurozonës” (duke marrë parasysh ecurinë e saj ekonomike), Greqia kërkon të paguajë para kohe detyrimin e saj ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos tha të hënën se vendi i tij shpreson të paguajë një “pjesë të rëndësishme” të 9.6 miliardë eurove të mbetura që i detyrohen FMN-së, përpara afatit.
Ai foli pas një takimi në Uashington midis ministrit grek të financave Euklid Tsakalotos dhe drejtoreshës menaxhuese të FMN Christine Lagarde. Sipas FMN-së rimëkëmbja ekonomike në Greqi po përshpejtohet dhe po zgjerohet.
“Rritja parashikohet të arrijë në 2.4% këtë vit (nga 2.1% në vitin 2018) mbështetur nga eksportet, konsumi privat dhe investimet, ndërkohë që shpresat përmirësohen”.
Përqindja e interesit të bonove 10-vjecare të Greqisë ka rënë më poshtë se 3.28% ditën e Hënë, nivele që nuk ishin parë prej 14 vjetësh.
“Qeveria e krahut të majtë në Greqi, përballë zgjedhjeve kombëtare dhe europiane të këtij viti po planifikon të rrisë fondet për programet sociale me paratë që mund të shpëtohen nga pagesa më e lirë e kredisë”, tha z. Tzanakopoulos, ndërsa ka shtuar më tej se kreditë e FMN-së kanë një normë të lartë interesi prej 5.1%.
Sipas Reuters, Greqia ka në plan të paraqesë një kërkesë këtë javë duke kërkuar pajtimin e fondit të shpëtimit të Eurozonës për shlyerjen e hershme të kredive të shtrenjta që i detyrohen Fondit Monetar Ndërkombëtar. Greqia dëshiron të paguajë rreth 3.7 miliardë euro (3.2 miliardë euro) në kreditë e FMN.
Vendi doli nga programi i saj i tretë ndërkombëtar i shpëtimit në gushtin e vitit kaluar dhe ka parë përmirësime të rëndësishme në një ekonomi të goditur nga vitet e recesionit dhe shkurtimeve të buxhetit.
Përmirësimet në përqindjen e interesave të bonove të thesarit të Greqisë janë shoqëruar nga një nxitje të tregut të aksioneve, të cilat të hënën u mbyllën 26.1% në vit.