Maqedonia e Veriut do të zgjedhe presidentin e saj të parë nën emërtimin e ri pas marrëveshjes së Prespës të nënshkruar më 17 qershor 2018. Marrëveshje e cila është kundërshtuar nga Presidenti i tanishëm George Ivanov i cili ka refuzuar të nënshkruajë ligjet dhe ndryshimet në këtë çështje. Megjithatë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pohoi se nënshkrimi i tij ishte i mjaftueshëm për të zbatuar ndryshimin.
Kujtojmë se George Ivanov ka një dekade si president i Maqedonisë,dhe përgjate kësaj dekade Maqedonia ka ecur nëpër rrugë të pasigurta të cilen shpesh here e kanë dërguar drejt humneres. Rasti i Kumanoves në 2015 dhe aktet e dhunës ndaj opozitës në parlament në 2017-ën jane dy rastet më ekstreme që lëkunden jo pak shtetin maqedonas.
Por me miratimin e marrëveshjes së Prespës më 17 qershor 2018, duket se rrjedha e Maqedonisë ,tashmë e “veriut “ po ecen e qetë në shtratin e saj drejt integrimit europian.
Sot Maqedonia e Veriut ,anëtarja e 30 e NATO-s, dhe në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE në qershor, këtë të diele do të votoje për presidentin e saj të parë si Maqedoni e Veriut . Në garë janë tre kandidatë të mirënjohur secili në fushat përkatëse përballë zgjedhësve.
Kështu kandidatët e parë për president të Maqedonisë së Veriut janë: Stevo Pendarovski, koordinator i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, i cili mbështetet nga Social-Demokratët në pushtet;
Gordana Siljanovska-Davkova, profesorja universitare, kandidatja e parë grua e këtij vendi, e cila mbështet nga VMRO-DPMNE dhe Blerim Reka, ish-ambasador në Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga dy parti shqiptare.
Por kush janë çfarë përfaqësojnë kandidatet për presidentin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut?
Stevo Pendarovski
Stevo Pendarovski i lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup është politikan, profesor dhe analistë.
Ai ështe kandidati i përbashkët presidencial i qeverise ne Maqedoni pas takimit me partitë nga koalcioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe koalcioni qeveritar nga LSDM, BDI, PDSH, RDK dhe 30 parti tjera më të vogla. Pendarovski është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim, në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup .
Nga viti 2001 është emëruar për shef të sigurisë kombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit Boris Trajkovski dhe më pas dhe të kabinetit të Branko Cërvenkovskit.
Stevo Pendarovski gjithashtu ishte kandidat për president nga radhët e LSDM-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, ku u radhit i dyti me gjithsej 398.077 vota të fituara.
Pendarovski në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016 ishte bartës i listës së LSDM-së dhe koalicionit në njësinë zgjedhore numër një, nga ku edhe fitoi mandatin e tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Ai ishte Shefi i Këshillit të Politikës së Jashtme të Presidentit Boris Trajkovski nga viti 2001 deri në vdekjen e Trajkovskit në vitin 2004. Pas kryesimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në vitet 2004-2005 ai vazhdoi të shërbejë përsëri si Sigurisë Kombëtare dhe Këshilltarit të Politikës së Jashtme për Presidentin e ardhshëm, Branko Crvenkovski, nga viti 2005 deri në 2009.
Më 7 dhjetor të vitit 2017, Pendarovski dha dorëheqje nga funksioni i deputetit pasi që u emërua në funksioni aktual të tij si koordinator kombëtar për përgatitje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO.
***
Gordana Siljanovska
Gordana Siljanovska – Davkovka ka lindur në Ohër në maj të vitit 1955, është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Mes viteve 2012 dhe 2016 ajo ka qenë anëtare e Komisionit të Venecias për çështje të pakicave. Sot ajo mban pozitën e profesoreshës në Fakultetin Juridik në Shkup.
Siljanovska ka shkruar më shumë se 200 dokumente në fushën e të drejtës kushtetuese dhe ka qenë anëtare e shumë instituteve vendore dhe ndërkombëtare të shoqatave ligjore.
Me pikëpamjet e saj politike, ajo u bë më e njohur në fillim të mileniumit të dytë, veçanërisht në momentet kur ajo kundërshtoi fuqishëm ndarjen e re territoriale të Maqedonisë (2004).
Ajo njihet për qëndrimin e saj ndaj Marrëveshjes së Prespës, e cila për të është e papranueshme dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që sipas saj, u miratua në mënyrë jokushtetuese.
Nëse ajo arrin të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 21 prill, do të bëhet presidentja e parë femër në shtet.
Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja Gordana Siljanovska kërkon votën e qytetarëve me qëllim që siç thekson ajo të mos e lejoj partizim të pushtetit.
Siljanovska thotë se mos mbajtja e premtimeve, është arsyeja se përse ajo mendon se Zaev nuk meriton që jetë kryeministër. “Nëse tani pushteti presidencial nuk është në simbiozë me Qeverinë dhe me “zaevizmin”, atë nuk mund ta lejojmë që të ndodhë sepse mendoj se kjo gjë do të jetë fundi i asaj që ne duam ta rrëzojmë atë që ne e emërojmë si “zaevizëm” sepse njerëzit që premtojnë por i harrojnë premtimet nuk duhet të jenë në pozita kyçe” deklaroi Gordana Siljanovska – Kandidate për Presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja. Profesoresha universitare Gordana Siljanovska – Davkova është kandidatja për presidente të Maqedonisë, e mbështetur nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.
***
Blerim Reka
Blerim Reka është kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasador i Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ai kandidon si kandidat i pavarur por që mbështetet nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.
Ai për momentin e mban pozitën e Pro rektorit në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), për kërkime shkencore dhe zhvillim të universitetit. Në këtë pozitë ai është emëruar në shtator të 2010.
Nga qershori i 2006 deri më korrik të 2010 ai ka qenë ambasador dhe shef misioni për Maqedoninë në Bashkimin Evropian, në Bruksel të Belgjikës. Atje ai ka pasur për detyrë që të mirëmbajë projekte për liberalizimin e vizave për Maqedoninë, menaxhim me IPA fondet dhe projekte për edukim dhe zhvillim, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më herët, ai ka mbajtur dy pozita në UEJL si prorektor gjatë vitit 2005-2006 dhe nga viti 2003 deri 2006 ka qenë dekan i fakultetit të administratës publike. Në karrierën e tij, ai ka pasur mbi dhjetëra publikime ku ka qenë autor apo bashkautor me kolegë tjerë. Temat e publikimeve lidhen me politikën, gjeopolitikën, drejtësia në BE, studimet evropiane dhe rolin e UNMIK-ut në Kosovë gjatë kohës së pasluftës në Kosovë. Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut Blerim Reka ka folur rreth kundërshtimeve ndaj përfshirjes së tij në garën për udhëheqës të shtetit.
Reka ka thënë se është e pakuptimtë deklarata e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se shqiptarët s’mund t’i mbajnë të gjitha postet udhëheqëse në Maqedoninë e Veriut. Sipas Rekës askund nuk është e shkruar se një gjë e tillë s’mund të ndodhë. “Të tri postet udhëheqëse Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’i ketë dhe mund t’i ketë shqiptare” është shprehur ai.
“Ne duhet të çlirohemi si shqiptarë nga kompleksi i inferioritetit të tepruar ndaj maqedonasve” ka deklaruar Reka. Ai është shprehur i bindur se do të jetë presidenti i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Në gjykimin tim, përtej fushatës elektorale ku premtimet nga secili kandidatë janë në kohezion me interesat e qytetarëve të Maqedonisë se Veriut ,pas këtyre viteve vërtet të vështira për Maqedoninë ,aq sa vendosen në pikepyetje ekzistencen e saj , është me rendësi të mos krijohen perplasje të reja institucionale.
Duke e nisur nga kandidati i fundit, Blerim Reka, një akademik dhe përsonalitet i shqiptareve të Maqedonise ,e shikoj të nxituar në deklaratat e tij të cituara më sipër, ku proklamon fitoren e një presidenti shqiptarë në Maqedonine e Veriut. Këto deklarata sjellin vetëm për çarje dhe ndasi mes maqedonasëve dhe shqiptarëve. Duke i njohur në gjeneze problemet ndërmjet tyre sot duhet lënë pas të gjitha retorikat nacionaliste dhe të gjithë sebashku të punojnë për integrimit e këtij vendi .
Ndërsa Pendarovski i cili mbështet nga qeveria në pushtet por duket se gjithashtu gezon dhe mbështjen ndërkombetare ,ka një siguri të tepruar në këtë gare,aq sa në syte e publikut e bën atë të duket arrogant. Në pikpamjen time ,ai nuk mund të jetë një kandidatë fitues pasi kështu nuk do të përfaqësohej institucionalisht ajo pjese e popullates maqedonase qe nuk e mbështet qeverine aktuale dhe vendimet e saj. Presidenti duhet të jetë mbi palet dhe jo partiak siç ka theksuar kandidatja tjetër për kryetare shteti Gordana Siljanovska ,e cila në fakt është e vetmja kandidate që do të sillte një normalizim të klimes politike në Maqedoninë e Veriut. Ajo do të plotësonte më së miri trekëndëshin e një bashkëpunimi politik ku të gjitha palet do të ishin të përfaqësuara institucionalisht perballe vendimmarrjeve kombëtare e ndërkombetare.
Maqedonia e Veriut ,megjithëse ka arritur të pajtohet me fqinjët e saj dhe ka fituar besimin e insitucioneve ndërkombëtare, është akoma skeptike përballë popullit të saj,dhe si e tille ka nevoje për një pajtim kombëtarë . Pa amnisti,pa referendum, por thjeshtë duke respektuar vullnetin e popullit. Me Kryeminister–Zoran Zaev, Kryetar Kuvendi–Talat Xhaferri dhe Presidente e Maqedonisë së Veriut –Gordana Siljanovska ,Maqedonia e Veriut do të ishte më e sigurtë në rrugen e saj europiane me Presidenten e pare femër.
E duke qenë se qytetaret maqedonas votojnë në një ditë të shënuar për besimtarët katolikë ,në ditën e Pashkëve që simbolizon ringjalljen. Le të jetë kjo ditë “ringjallje” e shpresës për Maqedoninë e Veriut.