Nga Jorgji KOTE
Dje, me 18 Prill iu dha lamtumira e fundit Herlind Kasner, nëna e Kancelares Merkel;me një ceremoni të thjeshtë kishtare në Templin, qytet i vogëlku e ndjera banonte prej 6 dekadash e cila u mbyll në rrethin e ngushtë familjar në prani të Merkel. Madje, sipas sugjerimit të vetë familjes, në vend të luleve dhe kurorave, të pranishmit kontribuan me dotacione të nevojshme për përfundimin e rinovimit të Kishës historike të qytetit; të cilën e kishte nisur shumë më parë, babai i Merkel, Pastori Horst Kasner por që vdekja nuk e la ta çonte deri në fund.Shtypi dhemedia gjermane dhanë vetëm një njoftim të shkurtër për këtë ceremoni dhe atë Zonjë 90 vjeçare, e cila deri një ditë përpara se të vdiste jepte me pasion lëndën e anglishtes në shkollën e mesmetëqytetit.Takimi i fundit me vajzën e saj ishte në shkurt kur Merkel u nderua si Qytetare nderi e vendlindjes së saj, Templinit.
Ajo që la shumë mbresa dhe në këtë rast të dhimbshëm ishte qetësia dhe heshtja me të cilën Merkel e priti dhe përcolli këtëhumbje të madhe të nënës, njeriutmë të shtrenjtë në botë.Ajo që e motivonte në fëmijëri/rini »të bëhej më e mira, se ishe vajzë pastori » dhe kështu ndodhi me Merkel dhe në politikë.
Edhegjatëkëtyre ditëve ajo ishte e zënë me takime punë në Bruksel, Paris, mbledhje kabineti, parlamenti, etj. Natyrisht humbja e nënës e preku shumë.Por, si dhe më 2011 pas vdekjes sëbabait të saj, kur u pyet se çfarë ndjente, ajo tha fare shkurt se « gjithkush që ka familje e di çdo të thotë kjo humbje ».
Gjatë këtyre ditëvefare pak u tha dhe u shkrua për të Ndjerën; sepse kur vjen fjala për aspekte të jetës private, Merkel mbetet hermetike. Deri tani psh, asnjë nga bashkëpuntorët apo miqtë e saj më të afërt nuk ka hyrë në banesën e saj; verën e kaluar pati një shqetësim nga media nësekishte shkuar me pushime ; mirëpo kabineti i saj sqaroi se Kancelarja nuk bën pushime, por vetëm « ndryshon ajrin » dhese është në kontakt tëpërhershëm me situatat dhe bashkëpuntorët e saj.
Ndaj, dhe kur shkëputet për pushime, Merkel mjaftohet me një foto me bashkëshortin e saj, profesorin e shquar të kimisë, Joachim Sauer; ky i fundit shfaqet në publik njëose dy herë në vit nëFestivalin e Beyruthit, pasi është traditë të shkohet si çift dhe aq. Rrallë, shumë rallë pronocohet dhe shfaqet në media e ca me pake për jetën bashkëshortore. Ndonëse persona publikë, siç thotë gjermani « privatja mbetet private »
Në fakt, ky nuk përbën një rast të veçuar por shpreh qartë mënyrën, sjelljen, stilin e jetës dhe punës së Merkel gjatë gati 14 viteve si Kancelare dhe në karrierën politike 30 vjeçare. Merkel shquhetnga gjuha, artikulimi dhe në tërësi sjellja e saj politike dhe publike model,gjithnjë, në ditë të mira e të këqia.
Ajoizgjedh dhe i artikulon meshumë kujdes fjalët, pa epitete, insinuata, ironi dhe sarkazëm, pa lëndime dhe sulme politike, ca më pak personale ndaj askujt, as ndaj kundërshtarit politik, gjerman apo të huaj, sado të « krisur e të këqinj » qofshin; në jetën e saj të gjatë politike nuk gjen një rast të vetëm sado të vogël të kësaj natyre !
Këtë Sjellje Politike Merkel e rezaton dhe gjatë interpelancave në Bundestagun gjerman, te dëgjon e qetë kritika dhe sulme të ashpra nga përfaqësues të dy partive të fuqishme opozitare ekstremiste; i shoqëron ato hera herës me një buzëqeshje të lehtë, por pa ndërhyrë; vetëm në fund të interpelancës, pa përmendur emrin e folësit, por vetëm temën apo kritikën përkatëse, jep përgjigje shkurt me shpjegimet e rastit; pa përdorur asnjëherë fraza mohuese apo përçmuese por me finesë, qetësi dhe siguri pohon vizionet dhe alternativat e saj edhe pse të ndryshme ose të kundërta.
Këtë modesti, thjeshtësi, natyrshmëri dhe përulësi Merkel e shfaq dhe me median dhe shtypin, në intervistat dhe bisedat me ta, larg megalomanisë, gjuhës së drunjtë, arrogancës dhe zhargoneve të papranueshme ndaj medias, madje dhe kur kjo e fundit « ta bën borxh» Ndaj ekonsiderojnë si« kancelarja e vetëpërmbajtjes »
Kancelaria e saj e suksesshme 14 vjeçare, bashkë me, pse jo, dritë – hijet e veta dhe errozionin zgjedhor tregon se shumica e elektoratit gjerman ka ende nevojë për një lidere të tillë, jo të zhurmshme, me bujë dhe megalomane, jo të batutave dhe e spektakleve boshe mediatike, por « me këmbë në tokë ». Ndaj, megjithëse dhjetorin e kaluar, pas 20 vitesh në krye të saj ajou dorëhoq nga kreu i CDU-së dhe kandidimi si Kancelare më 2021, si reagim ndajrezultateve tëdobta zgjedhore, popullariteti dhe i saj vazhdon të mbetet nënivelet më të larta.
Ndonëse Merkel dhe Gjermania renditen në krye, sjellje dhe profile të tilla modeste dhe të veçanta kur vjen fjala për jetën private janë tipar dallues i liderëve perendimorë. Kështu, bie fjala, shumë vonëdëgjova rastësisht kur isha me punë si diplomat në Berlin për djalin e vetëm tëish-kancelarit legjendar Willy Brandt, ndonëse ai është aktor i shquar.Emrat e fëmijve të tyre mund t’i dëgjosh vetëm kur shkaktojnë ndonjë aferë që ka interes publik ose kur kanë hyrë në jetën politike aktive ; kjo e fundit jo se janë fëmijtë e tyre, për falë angazhimit të drejtpërdrejtë. Kërkoni dhe nuk do të gjeni njoftime mediatike dhe shtypi për fëmijtë e Blair, May, Jospin,Gonzales, Solana, Tusk, Juncker, etj.
Kjo ndodh sepsenë perendim konsiderohet jo dinjitoze dhe turp qëdikush të trumpetohet në media dhe në publik,si djali, vajza, nipi/mbesa e këtij dhe atij. Natyrisht jepen lajme të shkurtëra kur lind bashkëshortja e ndonjëPresidenti/kryeministri, por aq. Këto të fundit në shumicën e tyre dërmuese shfaqen shumë rallë në publik, madje dhe në veprimtari zyrtare.
Nga kjo Sjellje Politikenë përgjithësi dhe në raste private gëzimi dhe hidhëriminë veçanti mund të mësojnë shumë politikanët tanë të çdo niveli që kanë jo pak deficite në këtë fushë. Mirëpo kjoshkon shumë më larg se etika apomirësjellja.Gjithçka fillon me shmangien egjuhës së përçudnuar qysh nëParlament që çon në dhunë verbale dhe fizike, plot etiketime, fyerje, sharje « melibër shtëpie » ; më pas, ajo vijon nëpër studiot televizive, në publik dhe rrjete sociale mebatutadhe stigmatizimeofenduese, duke abuzuardhe me emra personalëapo krahasime me emra kafshësh që në perendim janë tëqortueshme, sepse këto të fundit janëbërëmiqtë më tëmirë të njeriut.
Situata bëhetmë e rëndëkurkjo gjuhëpërdoret rëndomnga protagonistë dhe liderë të shumicës parlamentare,veçanërisht në momente krizash dhe tensionesh politike,pikërisht atëhere kur kërkohet qetësi, mirëkuptim,respekt reciprok; por dhe opozita nuk mbetet pas, duke abuzuar dhe duke dhunuar pa mëshirë fjalën e lirë dhe gjuhën.Mirëpo,siç thotë populli « gjuha kocka s’ka, por kocka thyen » Këto vërtet ndodhin dhe gjetkë, por rallë, ndërsa te ne është janë bërë rregull i përgjithshëm me efekte tejet negative për mjedisin dhe klimën demokratike në vend.
Shqetësuese dhe të bezdisshme janë bërëdhe daljet e tepruara të liderëve tanë të cilët kanë pushtuar pa asnjë kufizim kohor gjithë hapësirën mediatike dhe rrjetet sociale dhe me qoka e sebepe private. Kur dhe në një Monarki Kushtetuese daljet publike dhe private tëmbretit dhe tëprincërvejanë të kursyera, të disiplinuara dhe rregulluara në të gjitha format.Kurse, në një republikë parlamentaresi e jona, nuk i intereson kujt se çfarë bën njëdrejtues shteti dhe qeverie gjatë pushimeve, se çfarë ha, ku si dhe më kë lahet, se si po ecën në not fëmija e tij, etj si këto. Sepse dhe vetë familjetmbretërore kur shkojnë me pushime, me protokollbëjnë vetëmnjë foto familjare për gjithë median dhe aq. Kështu ndodh, me ndonjë perjashtim dhe me familjet presidenciale dhe parlamentare.Dhe kur shfaqen në raste të caktuara, kjo ka sfond publik, kryesisht kur shkojnë me misione bamirësie dhe edukative në vende dhe zona tëndryshme të botës, çka është me interes të madh publik. Kështu, psh, Princesha trashëgimtare e Belgjikës, 18 vjeçarja Elisabetaka disa muaj që studion në Londër nënjë shkollë elitare ; por,veç fotos së nisjes nga Brukseli për të nuk është dhënë asgjë në media dhe në shtyp.
Kurse te ne bëhet « batërdia » duke mbigarkuar median dhe gjatë pushimeve verore e fund javëve me lloj lloj njoftimesh që vetëm lajme nuk janë. Le pastaj kur ka dasma, morte e gëzime të tjera.E keqja tjetër është se nomenklatura e « përfituesve »vazhdon të zgjerohet, duke shkuar deri te Bashkitë, komunat, firmat e biznesit dhe familje e tyre, ish-at e ndryshëm, madje dhe të dënuar me burgim!
Për të mos qenë nihilistë, kavërtet dhe politikanëtë lartë deputetë, etj qëjapin shembull pozitiv lidhur me sjelljen e tyre politike, publike dhe mediatike të shoqëruar gjithnjë me raporte optimale midis publikes dhe privates në jetën dhe karrierën e tyre politike, parlamentare, etj.Këtu shquhet pa diskutim në të gjitha funksionet e mëparshme të larta, Kryetari ynë i Kuvendit, zoti Gramoz Ruçi; megjithatë, si i thonë fjalës « përjashtimi nuk e prish rregullin »
Kjo kërkon qëdhe media jonë të ndjekë shelbullin e homologëve perendimorë e të mos lejojë « bombardimin » e publikut me lajme tëkësaj natyre.
Së fundi, Gjermaninë dheMerkel mund të mos i ndjekim dot në fusha të tjera, por në rastet e lartpërmendura asgjë nuk mungon e nuk kushton, veç shmangies së mentalitetit provincial ballkanik dhe vullnetit për të vepruar si perendimorë.Për më tepër, ky model demokratik sjellje nuk kërkon kritere, projekte, fonde, negociata, por vetëm predispozicion, frymë dhe përgjegjësi politike/ qytetare ndaj publikut.