Presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë Veriore do të zgjidhet në raundin e dytë, pasi asnjë prej tre kandidatëve nuk fitoi shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve në votimin e djeshëm, pra 904.066 vota.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen ueb tw KSHZ-së, prej 99,96 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,85 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,24, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,57 për qind.
Raundi i dytë i votimit do të mbahet më 5 maj, ku do të përballen dy kandidatët që janë klasifikuar të parët në zgjedhje, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.
Për një nga dy kandidatët për të marrë postin e presidentit të shtetit, të paktën 40 për qind nga gjithsej 1,808,131 votues të regjistruar në listën e zgjedhësve do të kërkohet që të votojnë 723,253 votues.
Nëse plotësohet cenzusi do të fitojë ai që ka më tepër vota.
Përndryshe, duhet të shpallen zgjedhje të reja presidenciale.