Kryeministria ofron sot një ekspozitë të veçantë me makinat e vjetra që kanë bërë histori.
Bëhet fjalë për makina të vjetra luksoze, të cilat do të jenë të ekspozuara përgjatë ditës së sotme në kuadër të projektit “Retro Publik”.
Makina “Rolls Royce” dhe “Mercedet” të stilit të vjetër kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve.
Bëhet fjalë për makina të koleksionistëve shqiptarë, ku ekspozita ka sy synim përmirësimin e legjislacionit shqiptar për koleksionistët e makinave të vjetra.
Për të parë më shumë se çfarë po ndodh te Kryeministria, hidhini një sy fotogalerise.


