Ish-n/kryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi themeloi partinë e re “Bindja Demokratike”. Parti e cila pas regjistrimit në gjykatë dhe më pas në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për vendoret e 30 Qershorit, konfirmoi kështu lindjen e partise së radhes në Shqipëri.
Astrit Patozi në fakt ishte demokrat i bindur si nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike deri në qershorin e viti 2013 kur partia e tij në pushtet humbi zgjedhjet parlamentare .
(Mos)bindja demokratike Patozit ka filluar pasi Lulzim Basha u zgjodh kryetar Partisë Demokratike . Ai fitoi bindshëm me afër 80 përqind të votave të anëtarësisë me rivalin e tij Sokol Olldashi , ku më shumë se bindjen e anëtarësisë,duket se Basha kishte fituar bindshëm besimin e liderit historik Z.Berisha . Këtu bindja e Patozit ndaj PD-se filloi të lëkundej duke mos e pranuar hapur kryetarin e ri të Partisë Demokratike ,ndërsa pabindshmërine tij e tregoi hapur pasi Lulzim Basha la jashtë liste Patozin dhe shumë figura me kontribut të madh në Partinë Demokratike.
Pas kësaj ai ndërmori edhe një lëvizje për “Ringritjen e Partisë Demokratike”, që synonte demokratizimin e kësaj force politike. Patozi tentoi që të mbledhë në subjektin e ri ‘gardën’ e vjetër që u largua nga Lulzim Basha para zgjedhjeve të qershorit të 2017, por edhe të zhgënjyerit nga lidershipi i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri,por në fakt kjo tymnaje u sfumua nëpër kafenetë e Tiranës.
Megjithatë Astrit Patozi duhet thënë se është një nga figurat elitare të Partisë Demokratike , dhe si ish-nr 2 i kësaj partie nuk mund të qëndronte vendnumëro ,dhe deri ketu i jap të drejtë . Kjo vlen vetem për mosbindjen e Patozit dhe jo “Bindjen Demokratike”.
Bindja Demokratike ka lindur nga bindja e fortë e qytetarëve të lirë të këtij vendi për një projekt të ri politik.Bindja Demokratike është dhe do të jetë një ofertë serioze dhe tërësisht e pavarur, sa herë që të ketë zgjedhje në Shqipëri. Bindja Demokratike është frymë dhe alternativë e re, në një shoqëri, ku monopoli partitokratik po vret konkurrencën dhe ka kufizuar lirinë e zgjedhjes për qytetarët, prezantoi kështu krijesen e tij politike Astrit Patozi
Në fakt çdo here ku politika shqiptare është në krize apo çdo herë kur ka përplasje të brendshme në partitë politike, atehere lind një tjeter parti duke e përçarë edhe më shumë atë. Votuesi tashmë është çorientuar duke bërë që rezultati të jetë në favor të kundërshtarit politik.
Në këtë situatë ku opozita shqiptare ka djegur mandatet ,po flitet për një sistem të ri politik ,një klase të re politike dhe jo zgjidhje politike ,secili po mundohet të dale në krye me alternativen e vet duke u shpallur elitë ,duke thenë se ata janë të duhurit, por askush nuk di të thote se kush i ka përzgjedhur . Kush i ka votuar dhe a janë ata përfaqësuesit e denjë për një klase të re politike për sa kohë janë po këta njerëz që kanë qene pjese e” politikës së vjeter” që në krye të herës?
Sistemi ynë politik bazohet tek garancia që dy rivalët kryesorë në vend i kanë dhënë njëri tjetrit, për të nënshtruar çdo ide apo frymë demokratike brenda kampeve të tyre. Ilustrimi më i mirë për këtë ishte marrëveshja okulte e dy vjetëve më parë mes kryetarëve të dy partive të mëdha,shkruan me tej Patozi.
Por a do të thotë kjo që largimi i opozitës nga parlamenti nuk është hiç më pak por vijim i marreveshjes së 17-majit apo kemi të bëjmë me një marreveshje nr 2? Kjo kërkon një tjetër analize por Patozi e konfirmon bindshëm këtë fakt.
Dhe sëfundmi dua të ndalem dhe tek një nga pikat kryesore të shpalosura nga “Bindja Demokratike “
*Perëndimi është Siguria jonë Kombëtare
“Ne mendojmë se çdo parti politike që cënon orientimin perëndimor të Shqipërisë, është duke cënuar njëkohësisht sigurinë dhe vënë pikëpyetje ekzistencën tonë kombëtare.
Orientimi perëndimor i Shqipërisë, është shtylla kryesore për sigurinë tonë kombëtare. Në këtë kuadër, ne e shikojmë si jetike që i gjithë faktori shqiptar në Ballkan të orinetohet drejt Perëndimit, si e vetmja strategji që na bën bashkë, na bën më të fortë dhe na jep më shumë identitet”,shkruan nder të tjera Patozi.
Ky pasazh nëse mund ta quaj kështu na çon mbrapa në kohë duke konsideruar se vetem pak javë më parë Shqipëria festoi 10-vjetorin e aderimit të saj në NATO dhe pak muaj më vonë (qershor) presim hapjen e negociatave me BE-në. Që do të thotë se Shqipëria është në rrugen e saj drejt integrimit europian,bazamenti i së cilës është shtruar me kohë, madje vete Patozi ka kontribuar në ketë rrugë, sigurisht në kohen kur ishte vertet i bindur demokratisht .
Perendimi është siguria jonë kombëtare thotë Patozi , por a nuk duhet të jetë vete kombi shqiptarë pike së pari garanci për ekzistencen e tijë?
Parteneriteti i Shqipërisë është i konsoliduar , ndaj përtej partnerëve tanë strategjike së pari punoni për zgjedhësit tuaj dhe per vetë kombin shqiptarë .
Është e pamundur të fitoni besimin e popullit shqiptarë duke i manipuluar me “besimin”ndërkombëtarë. Në fakt deri tani keshtu ka funksionuar por nese vertet “Bindja Demokratike” ka këtë si prioritet ,atëhere asgje e re nuk duket në horizont përpos përsëritjes së historisë por me të tjerë protagonistë.