Me rastin e vizitës së papës në Shkup, që është caktuar për më 7 maj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut,Zoran Zaev, sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski dhe ipeshkvi i Shkupit dhe eparku i Strumicës-Shkupit, Kiro Stojanov, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media para shtëpisë përkujtimore të Shën Nënës Terezës.
Kryeministri Zaev tha se lajmi për vizitën e Papës Françesku është pritur me gëzim dhe falënderim të madh, duke shtuar se vendi do të ketë nderin që të pranoj në “vizitën e parë historike” kreun e kishës katolike.
“Nderi që na është bërë vendit tonë dhe qytetarëve tanë është akoma më i madh dhe më i rëndësishëm edhe për faktin që Vatikani dhe Republika e Maqedonisë së Veriut këtë vit shënojnë jubile të rëndësishëm, 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike”, tha Zaev.
Eparku i Strumicës-Shkupit, Kiro Stojanov, i cili tha se në mesin e shkaqeve të vizitës së Papës Françesku në Shkup është edhe fakti që kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është vendlindja e Shën Nënës Terezës.