Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Tel Aviv, Izrael.
Rama publikoi në rrjetet sociale foto nga momentet e mbërritjes në aeroport, në Izrael, teksa u shpreh se vizita në Tel Aviv ishte me ftesë të Kryeministrit, Yair Lapid.
Siç raportojnë mediat në vend, fokusi i takimit me zyrtarët izraelitë do të jetë mbi sigurinë kibernetike dhe sulmet kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.
Kryeministri dhe ministrat që e shoqërojnë si pjesë e delegacionit, sipas medias, do të zhvillojnë takime me presidentin Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës, Benjamin Netanyahu dhe kryetarin e Kuvendit Mickey Levi.