Asnjëri nga kandidatët nuk pritet të sigurojë vota të mjaftueshme për të fituar presidencën. Zgjedhjet ka të ngjarë të përfundojnë në balotazh.
Sllovenët janë drejtuar drejt qendrave të votimit të dielën (23.10.) për një zgjedhje presidenciale që shihet si provë për qeverinë liberale në vendin e vogël anëtar të BE.
Asnjë nga shtatë kandidatët që konkurrojnë për presidencën nuk pritet të marrë një shumicë absolute. Kjo do të thotë se raundi i dytë i votimit, ku do të përfshihen dy kandidatët kryesorë, me siguri do të zhvillohet pas tre javësh.
Presidenti i ri do të zëvendësojë Borut Pahor-in, një ish-model që ka shërbyer tashmë dy mandate pesëvjeçare.
Megjithëse posti është kryesisht ceremonial, presidenti drejton ushtrinë dhe është përgjegjës për emërimin e disa zyrtarëve të lartë, duke përfshirë guvernatorin e Bankës Qendrore.
Cilët janë kandidatët?
Sondazhet tregojnë se kandidati i krahut të djathtë Anze Logar, i cili shërbeu si ministre e jashtme nën ish-qeverinë konservatore të Janez Jansas, do të fitojë rreth 30% të votave, i ndjekur nga kandidatja e pavarur e qendrës Natasa Pirc Musar (20%) dhe socialdemokrati Milan Brglez (17%), i mbështetur nga qeveria.
Gjatë fushatës, Logari 46 vjeç, u përpoq të hiqte imazhin e tij populist dhe u zotua të ishte president që mund të “bashkojë” njerëz nga të gjitha prejardhjet politike”.
Musari, 54 vjeçe, është avokate me ndikim dhe ish-kryetare e autoritetit të mbrojtjes së të dhënave të Sllovenisë. Ajo do të ishte presidentja e parë femër e vendit nëse zgjidhej. Ajo ka bërë fushatë për çështjet e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
Brglez, 55 vjeç, është anëtar i Parlamentit Evropian dhe hyri në garë vonë, pasi u tërhoq favoriti fillestar i qeverisë.
Sllovenia, anëtare e BE dhe e NATO-s
Votimi i së dielës vjen gjashtë muaj pasi kryeministri i qendrës së majtë Robert Golob dhe partia e tij e gjelbër Lëvizja e Lirisë rrëzuan Jansën nga froni në zgjedhjet e përgjithshme.
Jansa, i cili shërbeu tre mandate si kreu i qeverisë, u akuzua nga kritikët e tij se kërkon të kufizojë lirinë e medias dhe të minojë sundimin e ligjit.
Rreth 1.7 milionë vetë kanë të drejtë vote në Slloveni, anëtare e BE dhe e NATO-s.
Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00 sipas orës lokale (1700 GMT) ndë rsa rezultatet e para priten të dielën në mbrëmje./dw