Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Abu-Dabi u prit sot në takim nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Rama ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me presidentin e Emirateve të Bashkuara.
“Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike”, tha Rama.
Rama mbërriti sot në aeroportin e Abu-Dabit, pas vizitës dyditore në Izrael, ku u takua me zyrtarët më të lartë të vendit.