Ministrirja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Frida Krifca ka prezantuar sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave projekt buxhetin e kësaj ministrie.
“Buxheti i vitit 2023, me një fond prej 14.2 miliardë lekë, është më i larti i parashikuar ndonjëherë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, buxhet i ndërtuar për resistencën ndaj luftës së inflacionit dhe orientim për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë”, thote Ministrja në një postim në rrjetin social facebook ndërsa shpjegon në zëra konkret ndarjen e këtij buxheti.
Postimi i plotë i Ministres Frida Krifca:
Prezantuam sot Projekt Buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Buxheti i vitit 2023, me një fond prej 14.2 miliardë lekë, është më i larti i parashikuar ndonjëherë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, buxhet i ndërtuar për resistencën ndaj luftës së inflacionit dhe orientim për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.
8.7 miliardë për mbështetjen ndaj zhvillimit rural
2.1 miliardë lekë për menaxhimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja
2.2 miliardë lekë për garantimin e sigurisë ushqimore
403 milionë lekë për mbështetjen për peshkimin
491 milion lekë për këshillimin dhe informacionin bujqësor
Ky project buxhet përfaqëson një përpjekje të madhe në rrugën e duhur të rritjes së konkurrueshmërisë, vazhdimësisë së zhvillimit të sistemeve prodhuese dhe rritjen e eksporteve agroushqimore në përputhje me objektivin tonë për 1 miliardë eksporte agroushqimore brenda 2030.
Bashkë për Bujqësinë
Bashkë për Shqipërinë
/Argumentum.al