Organizata e vetëshpallur patriotike Luca dhe partitë opozitare u mblodhën të martën para Parlamentit të Malit të Zi në Podgoricë.
Protestuesit kërkojnë tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për Presidentin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Protesta kundër qeverisë po mbështetet nga DPS, Partia Social Demokrate, Partia Liberale dhe Social Demokratët.
Ata kundërshtojnë siç thonë veprimet e rënda antikushtetuese të shumicës parlamentare.
Ndryshimet në ligj u miratuan me propozimin e Frontit Demokratik pro-Serb për të zhbllokuar zgjedhjen e qeverisë së re.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç e ka kthyer ligjin në Kuvend për rishqyrtim të hënën.
Kryetarja e parlamentit malazez Danijela Gjuroviç u bëri thirrje liderëve të partive që të bisedojnë me njëri-tjetrin për të kapërcyer krizën politike në vend, ndërsa organizatat e vetëshpallura ‘patriotike’ dhe partitë opozitare përgatiten të mbajnë një protestë anti-qeveritare në Podgoricë të martën.
Ata akuzojnë qeverinë për shkelje të kushtetutës duke miratuar një ligj të ri që frenon kompetencat e presidentit. Presidenti Milo Gjukanoviç, i cili drejton Partinë Demokratike të Socialistëve, DPS, opozitare, po mbështet protestën.
/Argumentum.al