Me ftesë të Presidentit shqiptar Bajram Begaj, në Tiranë të martën do të vijë Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Mësohet se në nder të tij, kreu i shtetit Begaj do të zhvillojë një ceremoni zyrtare shtetërore, duke qenë se kjo është hera e parë që presidenti azer viziton Shqipërinë.
Me Azerbajxhanin vendi ynë ka marrëveshjen për gazsjellësin Trans-Adriatik që është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, dhe transporton gaz natyror në Evropë nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan.
Duke u lidhur me gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin Greko-Turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë e Jugut për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.
/Argumentum.al