Gazetari Adriatik Doçi është dhunuar diten e sotme (13.11) nga një person i paidentifikuar.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në Kamzë, në rrugën “Bavaria”, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht gazetarin Doçi dhe më pas është larguar.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallëzimin e bërë nga gazetari Adriatik Doçi dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit”, thotë policia.
Ndërsa menjehere ka reaguar nëpërmejt një deklarate edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, duke denoncuar dhunën e ushtruar mbi gazetarin investigativ Adriatik Doçi.
UGSH kërkon që autoritetet e hetimit të përshpejtojnë procesin hetimor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Të mos humbet kohë në identifikimin e autorir, të zbardhet motivi i këtij akti dhe krejt rrethanat që kanë lidhje me këtë sulm mbi gazetarin.
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Dhunuesi i gazetarit Adriatik Doçi të marri ndëshkimin ligjor dhe të zbardhet motivi i agresionit të tij
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon dhunën e ushtruar nga një bandit i paidentifikuar, ditën e shtunë në mesditë, pranë banesës së tij në Kamëz të Tiranës, mbi gazetarin investigativ Adriatik Doçi. Goditja fizike, në mënyrë banditeske, mbi gazetarin është një akt i rëndë ndaj gazetarit për shkak të detyrës.
UGSH shpreh solidaritetin e menjëhershëm me kolegun dhe e konsideron deklaratën e tij pas ngjarjes si shenjë të kurajos dhe këmbënguljes profesionale, për të mos u dekurajuar apo tërhequr nga misioni i reporterit edhe pas akteve të dhunës dhe risqeve që ofrohen nga bota e errët e krimit shqiptar.
Vlerësojmë deklaratën e parë pas ngjarjes, në të cilën kolegu Doçi pohon: ” Ky sulm s’më pengon, por më inkurajon të raportoj më tej…
Akt burracak që nuk më ndalin, do bëj detyrën deri në fund”.
Dhuna fizike mbi gazetarin Adriatik Doçi të Report Tv dhe
Shqiptarja.com, përbën një rast tjetër të dhunës fizike mbi reporterë në vend.
UGSH kërkon që autoritetet e hetimit të përshpejtojnë procesin hetimor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Të mos humbet kohë në identifikimin e autorir, të zbardhet motivi i këtij akti dhe krejt rrethanat që kanë lidhje me këtë sulm mbi gazetarin.
Autori i sulmit bandit, me çdo kusht të vihet para drejtësisë dhe të marri ndëshkimin e meritueshëm ligjor.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
/Argumentum.al