Presidenti i vendit Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në mesazhin e tij në Twitter.
Ai dënoi çdo akt që synon cënimin e njerëzve të pafajshëm dhe deklaroi se Shqipëria është krah Turqisë në këtë tragjedi.
“Lutjet tona janë për familjet e viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll, këtë pasdite. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon cënimin e njerëzve të pafajshëm!” shkruan presidneti Begaj.