Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zbardhur agjendën e mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, e cila do të zhvillohet nesër në Shkup.
Fillimisht do të ketë një pritje zyrtare të kryeministrit Edi Rama nga homologu Dimitar Kovaçevski, çka do të pasohet nga një takim mes dy kryeministrave.
Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon mbledhja ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat e dy vendeve.
Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet.
Në orën 12:30, Rama dhe Kovaçevski do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp.
Axhenda e plotë:
E hënë, 14 nëntor 2022 Shkup
10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake
10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)
11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)
12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
14.10 – Foto e përbashkët
/Argumentum.al