Një shpërthim goditi një fshat të vogël në Poloni, në kufirin me Ukrainën, të martën dhe rezultoi në vdekjen e dy personave dhe shqetësim të përhapur për pasojat që mund të kishin shkaktuar shpërthimin me frikën e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis aleancës dhe Rusisë.
Pas incidentit, presidenti polak Andrzej Duda tha se eksplozivi, i cili vrau dy persona në fshatin lindor të Przewodow, ishte “me shumë gjasa i prodhimit rus”.
Ndërsa liderët botërorë denoncuan shpërthimet dhe vunë në pikëpyetje origjinën e tyre, presidenti i Polonisë dhe NATO njoftuan se kishte “të ngjarë” që raketa të vinte nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Këto deklarata Stoltenberg i bëri në konferencën për shtyp pas takimit urgjent të vendeve anëtare të mërkurën, në Bruksel, pasi dy persona u vranë në Poloni nga një raketë që Varshava tha se ishte e prodhuar nga Rusia.
“Ky nuk është faji i Ukrainës. Rusia e mban përgjegjësinë përfundimtare pasi që po e vazhdon luftën e saj të jashtëligjshme kundër Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Ai gjithashtu shtoi se nuk ka indikacione që Rusia po planifikon sulm ndaj NATO-s dhe se ataduhet të rrinë “vigjilentë, të qetë dhe të koordinuar ngushtë”, pasi që “lufta në Ukrainë mund të ketë pasoja për territorin e NATO-s”.
Mbledhja e ambasadorëve të NATO-s në Bruksel u thirr me kërkesë të Polonisë, anëtare e aleancës, dhe kryesohet nga sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili do të mbajë më pas një konferencë shtypi.
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy diplomatë evropianë, tha se takimi mbahet në bazë të Nenit 4 të Traktatit të NATO-s.
Sipas këtij neni, vendet anëtare mund të ngrenë shqetësimin kur ndiejnë se “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre” janë në rrezik.
Ministria e Jashtme polake tha se një raketë e prodhuar nga Rusia ra në fshatin Przewodow, një fshat në Poloninë lindore rreth gjashtë kilometra larg kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona më 15 nëntor, pas një dite granatimesh masive ruse të Ukrainës.
Rusia menjëherë mohoi që raketat e saj të goditën Poloninë, ndërsa Ukraina nxitoi të fajësonte Moskën.
Rusia mohoi se raketat e saj kishin goditur territorin polak, duke thënë se raportet ishin “një provokim i qëllimshëm” për të përshkallëzuar situatën.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 16 nëntor se sulmet e saj në Ukrainë në një ditë më parë ishin jo më afër se 35 kilometra nga kufiri polak, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
Biden tha më 16 nëntor se nuk kishte gjasa që raketa të ishte lëshuar nga Rusia, duke cituar informacione në lidhje me trajektoren e predhës.
Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gjendje gatishmërie të shtuar, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare.
Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar se nuk ka “asnjë indikacion” se incidenti në Poloni të martën ishte një “sulm i qëllimshëm” ndaj vendit, sipas CNN.
“Nuk ka asnjë tregues se ky ishte një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë. Me shumë mundësi, ishte një raketë S-300 e prodhuar nga Rusia. Ne nuk kemi asnjë provë për momentin që ishte një raketë e lëshuar nga pala ruse,” tha ai në një mesazh në Twitter.
Duda tha gjithashtu se Polonia ishte ende duke analizuar mundësinë e nisjes së procedurës së Nenit 4 të NATO-s, por sipas tij mund të mos ishte e nevojshme.
Ai tha se nuk kishte indikacione se shpërthimi i raketës në Poloni që vrau dy persona ishte një “sulm i qëllimshëm”, duke e përshkruar atë si një incident fatkeq.
Raketa ra në fshatin rural Przewodow, i cili ndodhet rreth katër milje në perëndim nga kufiri ukrainas.
/Argumentum.al