Deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Rusisë mbi akuzat e rreme për përfshirjen e Rusisë në incidentin e rënies së raketave në Poloni
Në lidhje me rënien e dy raketave në territorin e Republikës së Polonisë më 15 nëntor 2022, jo shumë larg kufirit polako-ukrainas, Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse dha menjëherë shpjegime gjithëpërfshirëse për mospërfshirjen e forcave të armatosura të vendit tonë në këtë incident.
Pavarësisht kësaj, ne vërejmë një reagim të egër publik ndaj ngjarjes në një sërë vendesh të NATO-s, mediash, të cilat në unison, pa dëshirën për të kuptuar situatën, nxituan të qarkullojnë deklarata absolutisht të rreme, të pabaza se Rusia mund të jetë fajtori.
Janë zhvilluar të ashtuquajtura “konsultime” të strukturave perëndimore, të cilat shkaktuan një valë të re akuzash të paargumentuara, të cilat, megjithatë, u shuan shpejt. Ne shohim në këtë bacchanalia veprime të qëllimshme të ndërmarra në kuadër të fushatës anti-ruse të zhvilluar mbi një bazë sistematike në Perëndim rreth Ukrainës.
Në të njëjtën kohë, një vëmendje të veçantë tërheq fakti se sa shpejt filluan të bëhen akuza kundër Rusisë nga përfaqësuesit e regjimit të Kievit. Mesa duket, autoritetet e Kievit po shfrytëzojnë me çdo mënyrë çdo mundësi për të fajësuar Rusinë dhe po përpiqen të konsolidojnë mbështetjen perëndimore, në kushtet kur regjimi i Zelenskit duket se i ka lodhur mbështetësit e tij. Për më tepër, të dhënat paraprake për këtë incident tregojnë Ukrainën si autore te ngjarjes.
Kemi besim se një hetim i paanshëm dhe publikimi i rezultateve të tij do të ekspozojnë këtë provokim, thuhet në përfundim të deklarates.
Më heret gjatë ditës, Ministria e Jashtme ruse lëshoi një deklaratë 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬 𝐛𝐞̈𝐫𝐭𝐡𝐚𝐦𝐨𝐫𝐞 ku ndër të tjera thuhej:
Moska, në zbatimin e politikës së saj në fushën e parandalimit bërthamor, udhëhiqet në mënyrë rigoroze dhe të vazhdueshme nga postulati i papranueshmërisë së luftës bërthamore.
Reagimi nga ana e Rusisë me pёrdorimin e armëve bërthamore ёshtё e mundshme hipotetikisht vetëm si përgjigje ndaj agresionit të kryer me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, ose ndaj agresionit me pёrdorimin e armëve konvencionale, kur vetë ekzistenca e shtetit është nёn rrеzik.
Moska u bën thirrje vendeve të “pesës” bërthamore të braktisin përpjekjet e rrezikshme për të cenuar interesat jetike të njëri-tjetrit, duke balancuar në prag të konfliktit të armatosur të drejtpërdrejtë dhe duke inkurajuar provokimet me armë të shkatërrimit në masë.
/Argumentum.al