Ambasadorja Yuri Kim u takua të hënën me gjeneral brigade Arben Kingji për herë të parë në cilësinë e Shefit të Shtabit të Ushtrisë për të forcuar marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri. Ata ranë dakord të rrisin bashkëpunimin në vazhdimin e stërvitjes historike Defender Europe 2021 dhe në përgatitje për stërvitjen e ardhshme Defender Europe 2023.
Të dy diskutuan ndikimin pozitiv të selisë së Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të SHBA (SOCEUR) në Shqipëri dhe aktivitetet e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe Ndihmës së Ushtrisë Amerikane (SFAB). Kingji shprehu vlerësimin për kontributin e SHBA-së në trajnime, pajisje (përfshirë automjetet e urgjencës dhe gomone) dhe furnizime të tjera, dhe ambasadorja Kim përsëriti gatishmërinë e SHBA-së për të ofruar mbështetjen e nevojshme
Njoftimi i plotë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë
Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Gjeneral Brigade Arben Kingji për herë të parë në cilësinë e Shefit të Shtabit të Ushtrisë për të forcuar marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri. Ata ranë dakord të rrisin bashkëpunimin në vazhdim të stërvitjes historike Defender Europe 2021 dhe në përgatitje për stërvitjet e ardhshme Defender Europe 2023.
Të dy diskutuan ndikimin pozitiv të selisë së Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA (SOCEUR) në Shqipëri dhe aktivitetet e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të Ndihmës së Ushtrisë së SHBA (SFAB).
Ata diskutuan gjithashtu përgjigjen ndaj përmbytjeve shkatërruese në veri, me gjeneralin Kingji që shprehu vlerësimin për kontributin e SHBA në trajnime, pajisje (përfshirë automjetet e urgjencës dhe gomone) dhe furnizime të tjera, dhe ambasadoren Kim që përsëriti gatishmërinë e SHBA për të ofruar mbështetjen e nevojshme.
/Argumentum.al