Tre vite më parë, në 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4, i cili shkaktoi 51 viktima dhe mbi tre mijë njerëz u plagosën.
Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e mijëra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të vendit si në Durrës, Kavajë, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë e Tiranës.
Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës treguan se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë 9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, 8-9 ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten.
Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptarë.
Gjithashtu tërmeti solli edhe solidarizimin e të gjitha shteteve botërore, duke e shprehur nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 solli solidarizimin e shumë shteteve me Shqipërinë, duke nisur me angazhimin e forcave të kërkim-shpëtimit që luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare, por për të vijuar më pas edhe me mbështetjen financiare për rindërtimin.
Në këtë kuadër komuniteti ndërkombëtar angazhoi 1.15 miliardë euro për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.
Ndërkohë, qeveria nisi zbatimin e Programit të Rindërtimit, falë së cilit u ndërtuan lagje të reja në zonat më të prekura nga tërmeti.
Rindërtimi i pallateve të dëmtuara, shtëpive, qendrave shëndetësore, shkollave dhe infrastrukturës mbështetëse ishte në fokus të këtij programi, falë së cilit mijëra familje kanë përfituar falas banesa të reja me standardet më të mira të ndërtimit.
/Argumentum.al