PD dhe aleatët e saj prezantojnë Platformën për Zgjedhjet e Lira e të Ndershme, si detyrë kryesore e Qeverisë Tranzitore.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha radhiti që në krye, një sërë skandalesh të qeverisë, ku vetëm dy prej tyre do të ishin mëse të mjaftueshme që kabineti qeveritar të ishte para drejtësisë. “Por kjo nuk ka ndodhur”, theksoi Basha, sepse është asgjesuar vota e lirë.
“Sot ju kemi thirrur këtu për një çështje akute. Jeni në gjendje kolapsi total, sepse Shqipëria nuk ka qeveri legjitime dhe as parlament legjitim.
Shumica e shembujve janë nën hundën tonë. 500 metra lart, Policia përdori gaz lotsjellës në shtëpitë e qytetarëve ku flinin dhe foshnjat, për të nxjerrë jashtë prindërit e tyre që nuk pranonin të largoheshin nga shtëpitë e tyre pa një proces të rregullt ligjor.
Prej më shumë se 5 muajsh vazhdon saga e Unazës së Re ku Rama është kapur në vjedhjen e shekullit, për çmime rekord dhe për Japoninë e tërmeteve, për devijimin e Lanës për të mos prekur pronat e një trafikanti droge të PS. Secili prej këtyre skandaleve do të mjaftonte që një qeveri të kishte rënë dhe kafazi i të pandehurve të ishte plot me jakat e bardha të kabinetit, që nga ministri përgjegjës deri tek nëpunësi që nënshkroi kontratën me kompaninë fantazëm. Por kjo nuk ndodhi, se asgjesimi i votës së lirë ak sjellë kapjen e drejtësisë.
E kemi ndërmarrë këtë hap sot se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë.”