Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu pronari i resortit turistik “Prestige Resort” që u shemb me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka reaguar pas aktit të rëndë të IKMT në shkelje të plotë të ligjit.
Në një lidhje telefonike me News 24, ai deklaroi se e njeh shumë mirë trurin e kryeministrit Edi Rama dhe theksoi se kjo është një hakmarrje jo vetëm mediatike por edhe personale.
Kjo që bëri sot, nuk më demoralizon. Unë kam provuar edhe ’97 që humba të gjithë importin. Sot me këtë veprim që ka bërë kryeministri i vendit tim tregon si kërkon ta zhvillojë këtë vend. Arkitektët shqiptarë i ka nxjerrë jashtë loje. Ka neveri prej tyre. I dinë shumë mirë veprimet e tij.
Të gjithë shqiptarët i dinë. Emigrimi është pa masë. Po shkojnë në Angli. Fëmijët e shumë nënave thonë më mirë atje në burg se në vendin tonë. Fëmijët e mi erdhën këtu. Kanë marrë një vendim që duan të investojnë bashkë me mua. Unë fëmijëve të mi u them të ikin nga ku vend dje të investojnë në vend të tjera. Nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës, qoftë edhe kryeministrat e mëparshëm. Mund të kenë bërë veprimet e tyre por çonin letra përpara.
Më vjen keq për Dallëndyshe Bicin që më njeh shumë mirë. Më merrte në telefon shpesh. Vetë ajo me dorën e saj e ka ligjëruar atë ndërtim. Edi Rama më zgjidhte arkitektin. Të gjithë njerëzit e rëndësishëm kanë qenë prezent aty. Bashkia e Kavajës merrte taksë, tatimet merrnin taksat. Kemi punësuar shumë njerëz.
Paguajmë 100% rrogat. U them që ka qenë një presion i jashtëzakonshëm. Pse nuk e bëri këtë veprim në muajin shtator. Por ai vajti barbarisht në mes të pushuesve, të mes të huajve. Fëmijëve që qanin dhe dha një sinjal. Ai e bëri më mbrapa duke parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë. Ky veprim është i koordinuar me zonën Balluku dhe kryeministrin Edi Rama.
Ai e di shumë mirë. Më vjen shumë keq për këtë veprim që e shohin të gjithë shqiptarët. Më kanë bërë shumë telefonata që jemi në krahun tënd. Kjo nuk është e mirë as për ne”, deklaroi zoti Hysenbelliu./Panorama