Fakulteti Mjekësisë Dentare, nis punën për programe të përbashkëta të doktoraturës me Universitetet më në zë të Italiane.
Kongresi i pestë ndërkombetar i stomatologjisë, me përfaqësimin e institucioneve më prestigjoze nga 7 shtete të ndryshme solli në Tiranë një platformë te re diskutimi profesional per arritjet dhe sfidat e sotme të teknologjisë, si edhe mundësitë e ambiciet zhvillimore të Shqipërisë në fushen e mjekesise dentare.
Dekania e Fakultetit te Mjekesise Dentare Prof. Edit Xhajanka tha se, “ky kongres është finalizimi një pune të suksesshsme kërkimore shkencore të filluar rreth 6 vite më pare, si një bashkëpunim mes stafeve të ndryshme akademike që më pas u finalizua dhe me fitimin e projketeve të përbashkëta shkencore qoftë nga AKSH-I dhe ministria e Arsimit, por edhe si projekte nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit, si projekte individuale të stafit akademik dhe më pas u kurorzua me hapjen e dy masterave të përbashkët me Universitetin Gabliele d’Annunzio, Chieti Pescara”.
Dekania Prof. Xhajanka theksoi se, po vijon procesi i ndërkombëtarizimit të programe mësimore edhe me Universitet e tjera prestigjoze europiane. Teksa e cilësoi kërkimin shkencor, rol kyç në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.
“Ndërkombëtarizimi nxit më shumë kërkimin shkencor dhe nga ana tjetër kërkimi shkencor i vjen shumë në ndihmë ndërkombëtarizimit. Marrëveshjet që mjekësia Denatre ka lidhur me Universitetet e huaj, kanë pasur për bazë bashkëpunimet e mëparshme, projektet dhe konferencat shkencore të përbashkëta që kemi zhvilluar.FMD ka në fokus që punën kërkimore shkencore ta lidhi me zhvillimet e kohës, tendencat dinamike të kohës”, theksoi Prof. Xhajanka.
Të pranishëm në konferencë ishin personalitete nga Universiteti Aldo Moro në Bari, Universiteti i Tor Vergates dhe La Sapienza Romë, Universiteti Unicamillus, Universitetet e Tetovës e Kosovës dhe nga universitetet private në vend.
Prof. Dr. Sergio Caputi, Rektori i Universitetit Gabliele d’Annunzio, Chieti Pescara, u shpreh se me Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Shqipëri, kanë bërë disa programe dhe dy mastera të njësuara. Shumë shpejtë do të hapim programe të përbashkëta për procesin e doktoraturës, tha ai.
Ndërsa Prof.Dr. Francesco Inchingolo, Drejtues i Masterave Internacionale nga Universiteti Aldo Moro, Bari theksoi se, me Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Shqipëri bashkëpunojnë prej 8 vitesh. “me Fakultetin e Mjekësisë Dentare do të vazhdojmë të bëjmë marrëveshje me spitalin e Barit, për shkëmbimin e specialisteve të stomatologjisë dhe kirurgjisë duke u përqëndruar në avangardën digjitale të fushës dhe teknologjitë bashkëkohore”.
Fakulteti i Mjekësisë Dentare vjen çdo vit me marrëveshje të reja ndërkombëtare e partneritete konkrete, të cilat i shërbejnë rritjes së nivelit shkencor e profesional të stafit akademik dhe studenteve, duke u krijuar atyre më shumë mundësi për punësim.
/Argumentum.al