Altin Dumani do të jetë në krye të SPAK për 3 vitet e ardhshme.
Në garë për kreun e SPAK ishin Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi.
Seanca e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë e mbledhur sot për zgjedhjen e ri të kreut të SPAK, zgjati më shumë se 5 orë.
Kujtojmë se Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ishte e pransihme ne KLP gjate procesit ku kandidatet shpalosen platformat e tyre per kreun e SPAK.
Ne nje prononcim për mediat, pak para votimit për kreun e ri të SPAK-ut, Yuri Kim u shpreh se ka shumë teori konspirative në lidhje me zgjedhjen e drejtuesit të ri të këtij institucioni, por sqaroi se ishte e pranishme në mbledhjen e KLP-së, për të treguar se ky është një moment mjaft i rëndësishëm për reformën në drejtësi.
Ajo nënvizoi se SHBA-të nuk kanë asnjë mesazh të fshehtë në lidhje me këtë proces dhe se nuk erdhi për t’i thënë dikujt se kë nga prokurorët duhet të votojë.
“E shoh që ka shumë teori konspitarive që qarkullojnë rreth e qark, këshu që desha të shpjegoja veten, dua të shpjegoj përse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK-un. Erdha për të thënë ekzaktësisht këtë, për të theksuar se ky është një moment i rëndësishëm. Erdha për të thënë, ajo që është e rëndësishme për këtë tranzicion është integriteti i procesit. Nuk jam këtu për t’i thënë askujt se për kë duhet të votojë dhe se për kë nuk duhet të votojë.
Nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA-të kanë qenë gjithmonë të drejtpërdrejtë me popullin shqiptar. Gjithashtu, ju e dini që nuk jam një person që i bën gjëra e buta. Unë them atë që nënkuptoj, nënkuptoj atë që them dhe përfaqësoj politikën e SHBA-ve. Prioriteti i SHBA-ve mbetet që reforma në drejtësi të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë progres dhe shumë njerëz meritojnë meritë për këtë, duke filluar me qeverinë. Merita, gjithashtu i shkon opozitës, kritikëve që e mban qeverinë të ndershme, sepse kjo është puna e tyre.”, theksoi ajo.
/Argumentum.al