Prej kohësh në arrati, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski ka botuar një libër.
Lajmin e ka publikuar vetë Gruevski në rrjetet sociale, ku libri bazohet mbi doktoraturën me temë “Efektet ekonomike të kapitalit të ndryshëm ndërkombëtar, me theks të veçantë në Republikën e” i mbrojtur në korrik të vitit 2018”.
Në parathënien e tij për librin, të cilën ai e postoi në Facebook, Gruevski, edhe njëherë e ka përsëritur faktin se ai ishte bërë viktimë e persekutimit politik përpara se të largohej në Hungari dhe të fitonte azilin atje.
“Fushata e persekutimit politik kundër meje arriti kulmin në vjeshtën e vitit 2018 dhe autorët e saj e kishin me aq ngut të më burgosnin, saqë përdorën dëshmi të rreme, akuza të nxitura politikisht dhe një gjykatë në varësi të tyre, e cila nuk pranoi të më jepte dy muaj kohë për të përfunduar librin para se të më dërgonte të kryeja një dënim të pamerituar,” shkroi Gruevski.
Ish-Kryeministri është dënuar me dy vite burg pasi u shpall fajtor për blerjen e paligjshme të një makine.
Ai arriti që të largohej përmes Shqipërisë për në Hungari, ku iu pranua edhe kërkesa për azil politik.